Pas ndërtimit të murit në veri, Vetëvendosje kërkon Mocion Interpelancë për Kryeministrin Isa Mustafa

Aktuale

Pas ndërtimit të murit në veri, Vetëvendosje kërkon Mocion Interpelancë për Kryeministrin Isa Mustafa

Nga: Bota sot Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:08
Deputeti i Kuvenidt të Kosovës, Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvenidt të Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë se muri ndarës prej betoni është rezultat i bisedimeve dhe i marrëveshjeve në mes Thaçit e Daciqit dhe Mustafës e Vuciqit.

Po ashtu, ai ka thënë se Mustafa e Thaçi ia kane borxh qytetareve të Kosovës se çfarë marrëveshje tjera të fshehta kanë bërë me Serbinë, se për murin tashme po dihet.

“MOCION PER INTERPELANCE ME KRYEMINISTRIN ISA MUSTAFA lidhur me pergjegjesine politike e ligjore per gjendjen e krijuar ne Mitrovice si pasoje e ndertimit te MURIT NDARES prej betoni

Ne kohen kur peoklamohej revitalizimi i ures mbi Iber qe do ta integronte qytetin, u vitalizua muri qe ndan Mitrovicen dhe rrjedhimisht Kosoven.

Muri ndares prej betoni eshte rezultat i bisedimeve dhe i marrveshjeve ne mes Thacit e Daciqit dhe Mustafes e Vuciqit. Mustafa e Thaci ia kane borxh qytetareve te Kosoves se cfare marrveshje tjera te fshehta kane bere me Serbine, se per murin tashme po dihet.

te gjendur ne kete situate, Levizja Vetevendosje ka proceduar dje dhe sot e ka dorezuar kerkesen per Interpelance ndaj Kryeministrit Isa Mustafa.

Me poshte eshte mocioni per interpelance ndal Kryeministrit Isa Mustafa i kerkuar nga Grupi Parlamentar i Levizjes Vetevendosje!

Prishtine,

9 Dhjetor 2106

Me 9 dhjetor 2016 në ora 08:35 është dorëzuar Mocioni për Interpelancë me Kryeministrin Isa Mustafa lidhur me përgjegjësinë politike e ligjore për situatën e krijuar në Mitrovicë, në lidhme me ndërtimin e një muri të lartë prej 2 metra me urdhër të Kryetarit Goran Rakiq, nëpërmjet të cilit de facto qyteti i Mitrovicës po ndahet etnikisht edhe në kuptimin fizik.

Deputetëve të Kuvendit në lidhje me këtë çështje do t’iu parashtrohet Rezoluta për votim me pikat si në vijim:

Në mbështetje të Nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6.1 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të mbajtur më _________ 2016, miraton këtë:

R E Z O L U T Ë

1.Qeveria e Republikës së Kosovës të zbatojë pa vonesë dhe pa hezitim ligjet në fuqi, për ndërtimet e paligjshme dhe për nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

2. Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, si përgjegjësit kryesorë për administrimin e territorit, nëpërmjet organeve ligjzbatuese të heqin murin dhe çdo pengesë tjetër për lëvizjen e lirë në Mitrovicë jo më larg se 30 ditë nga miratimi i kësaj rezolute.

3. Ngarkohet Qeveria e Kosovës të hartojë planin dhe kalendarin e kthimit të qytetarëve shqiptarë dhe rindërtimit të shtëpive të tyre në veri të qytetit.

4. Kuvendi i kërkon qeverisë së Kosovës të tërhiqet nga marrëveshjet e 25 gushtit 2015, të nënshkruara në Bruksel nga Mustafa e Vuçiq, në respektim të vullnetit të qytetarëve dhe interesit të vendit.

5. Në vend të negociatave me Serbinë në Bruksel, Kuvendi i Republikës së Kosovës angazhohet për të filluar dialogun me qytetarët e Kosovës të nacionalitetit serbe për integrimin e tyre në jetën institucionale, politike, ekonomike e sociale të vendit, dialog ky i cili në fokus do ta ketë zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe barazinë e qytetarëve”, ka shkruar Selimi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat