Policia sqaron incidentin me vëllanë e Presidentit Thaçi

Aktuale

Policia sqaron incidentin me vëllanë e Presidentit Thaçi

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:40
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës mohon se vëllai i Presidenti Hashim Thaçi, Nazmiu, të ketë kërcënuar pjesëtarët e PK-së që e shoqëruan atë në stacionin policor pasi nuk posedonte me vete patentshoferin e as lejen për armën e cila iu gjet. 

Sipas PK-së, Nazmi Thaçi ka kaluar nëper procedurat zyrtare, por ata nuk kanë konsideruar se ka kanosur ndonjë pjestarë gjatë kohës sa ishte shoqëruar në stacion. 

“Zyra për Informim e Policisë së Kosovës sqaron se lidhur me rasti në fjalë nuk ka pasur asnjë kanosje apo kërcënim ndaj asnjë zyrtari policorë. I apostrofuari nuk ka kërcënuari asnjë zyrtar të PK’së, përveç ka përfunduar të gjitha proceduat zyrtare të cilat ceken në raportin zyrtar”, thuhet në një përgjigje të Policisë për mediat.

Media ka siguruar të premten një raport ku tregohet se Nazmi Thaci, vëllai i Presidentit Thaçit,  në momentin kur është ndalur ai ka treguar se ka një armë në brez të tipit HS kalibri 9x19mm – pas pyetjes së policisë nëse ka diçka ilegale me vete, porse nuk e kishte lejen me vete. Madje, atij i mungonte edhe leja për ngasje. 

“Nuk e dini kush jam unë, se me ditë se kush jam unë, nuk më kishit ndalë fare”, citohet Thaçi në raportin e Policisë, tu ketë thënë zyrtarëve policor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat