Dimitry Leger: ITU nuk i jep kod për Kosoven me 15 dhjetor!

Aktuale

Dimitry Leger: ITU nuk i jep kod për Kosoven me 15 dhjetor!

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:50
ITU në Gjenevë

“Serbia i ka dërguar letër Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit (ITU), nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur se aprovon dhënien e prefiksit telefonik +383 për Kosovën..” ketë lajm e kanë dhënë disa portale në Kosovë, por zyrterët e ITU në Gjenevë ku e ka edhe selinë e saj kjo organizatë botërore, kanë pohuar se nuk kanë marrë asnjë letre nga Serbia lidhur me kodin e Kosovës siç thuhet.

“Kush është Serbia që neve të na mëson se kujt t’i japim e kujt jo kode?! Atribuimi i kodeve vendeve të botës ka rregullat e veta dhe  është nën kompetencat e ITU dhe jo e tjetër kujt. Nëse Serbia i ka dhënë ndonjë  Kosovës, ata mund ta bëjnë këtë… Në fund të fundit kemi sugjeruar Prishtinën edhe më herët se Kosova mund të shfrytëzojë, të marrë kodin nga vendet fqinje nga Serbia ose nga Shqipëria, kod ky i cili do te jete temporer deri sa Kosova të bëhet një dite anëtar e OKB së ” kane thënë zyrtaret e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit në Gjenevë

Katër javë më parë, Kosova dhe Serbia patën arritur marrëveshje për kodin telefonik për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dimitry Leger:  ITU nuk i jep kod për Kosoven me 15 dhjetor!

“ITU do t’ia kalojë Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016..” , pati njoftuar EditaTahiri.  Por zyrtarët e ITU në Gjenevë  nuk kanë “haber” me këtë çfare flet Prishtina?!  

Lidhur me këtë  shefi për komunikim me mediat në selinë e UIT-së në Gjenevë, Dimitry Leger ka deklaruar sot për  “Presheva jonë” se “Kodi 383 së pari nuk di ku dhe si e kanë gjetur?! S’di ndoshta mund të jetë i Serbisë apo i Shqipërisë, pyeti ata në Prishtinë ata mund ta dijnë, por një gjë çfarë di unë mund t’ju konfirmoj se Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar nuk do të atribojë kurrfarë kodi me numër 383 për Kosovën me 15 dhjetor. UIT për momentin nuk është i involvuar për kodin e telefonisë në Bruksel. Pra, kjo çështje që mbetet të rregullohet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se UIT s’ka të bëjë asgjë aty…” ka thënë  në fund Dimitry Leger nga UIT-së në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat