Ironia e Petrit Zogajt me vëllain e presidentit Hashim Thaçi

Aktuale

Ironia e Petrit Zogajt me vëllain e presidentit Hashim Thaçi

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 19:54
Petrit Zogaj

Petrit Zogaj ka shkruar një status ironik lidhur me vëllain e presidentit Hashim Thaçi, Nazim Thaçi, i cili u raportua se ka kërcënuar policin përkundër faktit që është zënë me armë nga Policia e Kosovës.

Incidenti ka ndodhur ditën që i vëllai i presidentit u vetaksidentua me veturën e tij, duke u shtruar në spital dhe duke marrë lëndime, për të cilin rast.

Ai, në një koment ironik në Facebook, shkruan se fakti se polici nuk e ka njogur vëllain e presidentit nuk tolerohet dhe se i ka kërkuar patent shoferin e lejen për armën që mbante.

Komenti i tij i plotë:

Qysh me e toleru faktin qe nje polic i Kosoves nuk e njeh vellaun e Presidentit tone? Qysh me e toleru faktin qe ky polic shkon dhe na ben sikur po zbaton ligje dhe ndalon vellaun e Presidentit? Qysh me e toleru faktin qe polici i paska kerku leje te ngasjes se makines dhe leje te armes qe paska pase me vete vellau i Presidentit? Qysh me e toleru faktin qe mediat e bejne publike kete fyrje qe polici i paska bere vellaut te Presidentit tone, e qe njekohesisht do te duhej me u konsideru vellau i te gjithe neve? Qysh me e toleru faktin qe polici edhe pas ketij gabimi fatal, ende eshte ne detyre, pra ende nuk eshte shkarkuar? Ky polic deri tash ish dashte qe te merrej ne pyetje, prokuroret te fillonin ndjekjen penale, gjykata ta pergatiste sallen per gjykim dhe sigurisht te pergatitej edhe dhoma e burgut. E, kur te kish perfundu kjo porcedur, ne, te gjithe do te duhej me e pergatite nje kerkim-falje publike per denigrimin e vellaut te Presidentit tone, pra edhe vellaun tone per kete qe i ka bere polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat