AAK-ja pajtohet për ratifikimin e demarkacionit, Kosovës i hiqen vizat?

Aktuale

AAK-ja pajtohet për ratifikimin e demarkacionit, Kosovës i hiqen vizat?

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 20:47
Ilustrim

(E plotësuar) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj një informate të publikuar në media, ku thuhej se kjo parti është pajtuar për çështjen e demarkacionit. Në ketë reagim kjo parti kë bërë me dije se AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet.

Ky është reagimi i plotë i AAK-së:

AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet. 

Njoftimet e disa mediave se ka lëvizje nga ky pozicion, janë të pasakta dhe disinformata.

Për hirë të informimit të drejt të opinionit publik, ju njoftojmë se AAK vazhdimisht ka qenë e hapur për konsulta rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë qëllim kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues dhe të takohemi me të gjitha palët e interesuara për korrigjimin, përkatësisht zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për Kosovën dhe Malin e Zi

Kushdo që është i interesuar të ndihmojë në korrigjimin e marrëveshjes së kufirit, ne do ta takojmë, si dhe do ta mbështesim çdo marrëveshje që për qëllim ka korrigjimin e vijës kufitare duke e rikthyer kufirin në pikat e mëparashme, në Cakorr dhe në Kullë të Zhlepit.

Informatat tjera janë spekulime dhe të pavërteta të cilat mund të bëhën edhe me qëllim te zhvendosjes se vemendjes se opinionit publik nga problemet reale me te cilat po përballet Qeveria dhe Presidenti. 

***

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst ka takuar sot kryeministrin Isa Mustafa dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim, sipas burimeve të lajmi, temë kryesore dhe e vetme ka qenë miratimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, gjë që do të ndikonte që qytetarët e Kosovës përfundimisht të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Po ashtu sipas këtyre burimeve, është arritur pajtimi që AAK-ja ta votojë demarkacionin me disa ndryshime, por që në thelb nuk ndikojnë në tërësinë e marrëveshjes fillestare me Malin e Zi.

“Pas këtij pajtimi, ratifikimi i demarkacionit do të vijë në Kuvend shumë shpejt, në mënyrë që Kosova ta zë hapin me dy vendet tjera, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, shtete këto që tashmë kanë marrë dritën jeshile për liberalizimin e vizave”, thonë këto burime.

Zonja Eichhorst, sot ka takuar edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat