Kush është zyrtarja evropiane që i bëri bashkë Mustafën dhe Haradinajn

Aktuale

Kush është zyrtarja evropiane që i bëri bashkë Mustafën dhe Haradinajn

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 22:45

Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj ishin ndarë keq pas “dashurisë” se madhe që patën krijuar në kohën e ish VLAN-it.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas largimit të Mustafës nga koalicioni paszgjedhor ishte ‘hatruar’ shumë më të dhe disa herë e kishte quajtur tradhti aktin e largimit.

Këta dy politikan, dikur me bindje të ngjashme, që nga koha e nënshkrimit të koalicionit PDK-LDK janë përplasur në shumë raste. Përplasjet më të mëdha i kanë pasur përmes rrjetit social Facebook.

Këto përplasje zbriten edhe në rrafshin e Kuvendit, në kohën kur bëheshin përpjekje për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kjo marrëveshje që nga fillimi ishte kundërshtuar ashpër nga Haradinaj dhe AAK-ja, shkruan lajmi.

Mirëpo, sot ka ndodhur një kthesë e papritur. Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kanë shkuar bashkë në takim me Angelina Eichhorst, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian.

Lajmi.net ka raportuar ekskluzivisht për këtë takim, ku është folur për mundësinë e ratifikimit të demarkacionit në mënyrë që Kosova ta zë hapin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për ta marrë liberalizimin e vizave.

Nga ky takim ka pasur pajtim që marrëveshja të ndryshojë dhe si e tillë të ratifikohet.

Pas publikimit të lajmit, AAK-ja ka reaguar, duke mos e mohuar takimin ndërmjet Mustafës, Haradinajt dhe zonjës Eichhorst, mirëpo kjo parti mohoi se është arritur ndonjë marrëveshje.

Lajmi.net në vazhdim do të nxjerrë detaje tjera nga ky takim.

Por kush është Angelina Eichhorst, zonja që bëri bashkë “dy armiqtë e përbetuar” të politikës.

Eichhorst është holandeze dhe është marrë intensivisht me Ballkanin Perëndimor.

Zonja Eichhorst është marrë me problemin e emrit të Maqedonisë, duke thënë se dita që Greqia dhe Maqedonia do të merren vesh për emrin do të jetë shumë e rëndësishme. Tutje Eichhorst e ka përcjellë për se afërmi edhe reformën në drejtësi në Shqipëri, duke e kritikuar atë për mungesë të vullnetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat