Shpërthim i fuqishëm në qendër të Prishtinës, krejt pranë turmës ku po mbahej koncerti

Aktuale

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Prishtinës, krejt pranë turmës ku po mbahej koncerti

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 23:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës e ka konfirmuar, se ka ndodhur një shpërthim në qendër të Prishtinës. Siç ka bërë me dije policia ky shpërthim ka ardhur nga një mjet i paidentifikuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 të Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim. Sipas informacioneve preliminare dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të dyshuar të paidentifikuar. Nga mjeti shpërthyes janë dëmtuar xhamat e një lokali. Për momentin nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Lidhur me rastin menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore.

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Prishtinës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh para pak çastesh në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes. Shpërthimi ka ndodhur krejt pak qaste pasi ka përfunduar koncerti i grupit “Troja” në shesh, ku ende kishte turma njerëzish përreth.

Nga shpërthimi është dëmtuar dyqani që ndodhet pranë, në murin e së cilit është hedhur mjeti.

Policia nuk japin detaje, por media merr vesh se ata tashmë kanë të dyshuarin. Kjo është arritur përmes kamerave të sigurisë, madje edhe e kanë përshkrimin e tij.

Nuk ka pasur të lënduar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat