Pas burrave, tash edhe gratë serbe nga Beogradi pushtojnë Kosovën me vizita

Aktuale

Pas burrave, tash edhe gratë serbe nga Beogradi pushtojnë Kosovën me vizita

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 23:58
Takimet e grave

Prishtinë, 9 dhjetor  -Gratë nga Prishtina dhe Beogradi sot janë tubuar në një konferencë ne kryeqytetin  e Kosovës për të biseduar për “pajtimin”. Ato ishin nikoqire të Blerta Delia-Kodra (PDK), dhe për çudi askush nga gratë e Kosovës nuk foli asnjë fjalë me koleget e tyre serbe për dhunimet e 20 mije femrave shqiptare nga vëllezërit dhe prindërit e tyre militarë e paramilitar gjate luftës në Kosovë ?! Si mund  te flitet për “pajtim” nëse deputetet serbe nuk kërkuan sot falje ne Prishtine për krimet serbe, masakrat, gjenocidin dhe përdhunimet serbe  ne Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Konferenca dy-ditore me moton “Gratë promovojnë dialogun dhe pajtimin” me pajtimin e deputeteve të Kosovës u organizua nga Misioni i OSBE-së u mbajt në Prishtinë.

Image

Kjo konferencë mblodhi  gratë e politikës, shoqërive civile dhe medias që janë anëtarë të Iniciativës “na mdiqni neve” nga Beogradi dhe Prishtina.

Gjatë konferencës, anëtarja e panelit prezantoi vizionin e saj për dialog, e cila ka për qëllim ndërtimin e besimit dhe nxitjen e pajtimit duke ofruar një forum për debat dhe veprim të përbashkët për çështjet e interesit të përbashkët në lidhje me rolin e gruas në shoqëri si në sfidat e tyre për të hyrë në procesin e vendim-marrjes.

“Kur u takuam për herë të parë 2012. Ne ishim dyshuese për njëra-tjetrën dhe nuk e dimë se çfarë të presim,” tha Blerta Delia-Kodra deputete PDK-së se Hashim Thacit dhe Kadri Veselit,  një deputet në parlamentin e Kosovës e cila i uroi mirëseardhje deputeteve serbe nga Beogradi ne Kosovë.

Gordana Comic, anëtare e Kuvendit të Serbisë theksoi se forca e kësaj nisme është që të sjellë së bashku në të njëjtën tavolinë gratë me ndikim në politikë, por edhe nga shoqëria civile, medias dhe akademisë. “Në këtë mënyrë, dialogu ka fituar ndikim politik dhe në të njëjtën kohë ka mbetur i qëndrueshëm në një debat të nxehtë politike”, vlerësoi Comic.

Konferenca është organizuar nga dy grupe nga periudha e shkollës së Mitrovicës në të cilën deri më tani janë përfshirë qindra të rinj shqiptarë të Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat