Reforma zgjedhore, karta e fundit e Thaçit që të fuqizohet si President

Aktuale

Reforma zgjedhore, karta e fundit e Thaçit që të fuqizohet si President

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 dhjetor 2016 Në ora: 12:07
Hashim Thaçi

Fillimi lojës  për  reformën zgjedhore është karta e fundit e presidentit Thaçi i cili po e përdorë këtë strategji për ta nxjerr veten nga izolimi politik i opozitës.

Njohësit e çështjeve politike dhe deputet kanë vlerësuar se presidenti Thaçi nëpërmes ftesës së partive politike rreth reformën zgjedhore, po mundohet ta riaktivizon lojën e tij mashtruese  të radhës për ta forcuar pozitën e pa volitshme  dhe shumë të izoluar në krye të shtetit.

Sipas tyre, Thaçi është një lojtar i keq dhe jo korrekt në politik, pasi ky është edhe vet bllokuesi i reformës për afër 7 vite.

Ata kanë pohuar se kjo tendencë e tij e fundit ka të bëj më shumë me krijimin e një legjitimiteti që i mungon pasi dihet se ai është zgjedhë president me vota të kontrabanduar në dëm  të pasurisë së shtetit dhe me shkelje ligjore.

Blerim Burjani njohës i çështjeve politike e juridike ka pohuar se ekipet politike kanë ofrua njerëz të shoqërisë civile, të cilët nuk din asgjë nga shkrimi ligjor, hartimi i ligjit dhe ndryshimeve që duhet bërë.

Ai ka vlerësuar se në këtë proces formal nuk ka aspak seriozitet, sepse ky grup i caktuar nga presidenti nuk janë fare persona adekuatë për këtë punë por janë njerëz të llafeve të kota për të bërë një reformë zgjedhore serioze që do të ndikojë pozitivisht në qeverisjen e shtetit.

Ai ka vlerësuar se Thaçi ka dështuar si president, prandaj edhe nuk mund të jetë garantues i funksionimit të institucioneve demokratike.

“Thaçi nuk ka dashtë të ndalë as ti sugjeroj KGJK-së të ndaj konfliktin e interesit ku gjyqtarët dhe prokurorët kane kontrata dytësore si dhe sektorin publik nga ai privat.  Thaçi ka dështuar të ndryshoj kodin penal që realisht as nuk ka nevoje për ndryshim, por ka nevojë të nxirret ligji për partitë politike. Thaçi nuk ka as këshilltarë profesional, njohës serioz të rendit dhe ligjit prandaj ka gabime të mëdha në udhëheqje”, ka thënë Burjani.

Kosova ka një president pa kompetence dhe një institucion formal

Ndërsa Kushtrim Kadriu politolog ka pohuar se këto janë gjëra senzitive të cilat behën në grupe punuese dhe me pak persona.

 Sipas tij, veprimet e tilla janë të dhimbshme sepse dikush mbetet pa pune në këto raste dhe këto gjëra bëhen nga kryesitë e ngushta, dhe liderët kyç të subjektit nuk munde të ketë transparencë publike pasi shkaktohet tollovi brenda subjekteve.

 “Është faktike që presidenti Thaçi është jashtë lojës politike si lider politik dhe që tani tenton të kthej veten në lojë me një rol vendimmarrës në reformën zgjedhore. Ai po tenton të forcoi rrolin e presidenti duke e bërë Kosovën një shtet presidencial me një pushtet të centralizuar, me qëllim që ta rris rrolin e presidentit, pasi dihet që Kosova ka një president pa kompetence dhe një institucion formal”, ka thënë politologu Kadriu.

Thaçi në të gjitha format po mundohet që ta fuqizoj vetën si president i vendit

Islam Krasniqi ka pohuar se  presidenti Thaçi në të gjitha format po mundohet që ta fuqizoj vetën si president i vendit, që edhe  opozita ta pranoj si të tillë.

Ai ka thënë se presidenti aktual z. Thaçi i ka ftuar disa herë të gjitha partitë politike lidhur me  reformën zgjedhore, mirëpo partitë opozitare  duke e  njohur dinakërinë e tij, kanë refuzuar të takohen me të, i cili përmes reformës zgjedhore po mundohet  që ta fuqizoj vetën si president.

“Mos të harrojmë së presidenti është njëri vizionar, ku vizioni i tij fillon dhe  mbaron të interesi  i tij personal. Thaçi po e  luan lojën me  reformë zgjedhore dhe kjo pa dyshim se është karta e  fundit e Presidentit,  që po e përdorë për ta nxjerr veten eventualisht nga izolimi politik i opozitës. Kur ishte larguar z. Pacolli nga posti i Presidentit, z. Thaçi ka qenë nënshkrues i marrëveshjes për reformën e sistemit zgjedhor për pesë muaj. Mirëpo sa e  sa kohë kanë kaluar që nga atëherë dhe z. Thaçi as që ka menduar  për këtë reformë, sepse i ka  konvenuar kjo. Dhe tashmë për ta shpëtuar vetën  po mundohet të përmbush premtimin e tij i cili është dashur të kryhej para pesë viteve”, është shprehur Islami.

Thaçi  nuk mund ta ftojë opozitën në takim pasi deputetet  i ka nxjerrë me policë në ditën e zgjedhjes së tij në Parlament.

Rexhep Selimi deputet nga VV, ka pohuar se i ashtuquajturi president, me ftesat serike ndaj opozitës, po mundohet ta krijojë një lloj legjitimiteti të cilin nuk do ta këtë asnjëherë.

Sipas tij, Thaçi  nuk mund ta ftojë opozitën në takim kur deputetet e saj i ka nxjerrë me policë në ditën e zgjedhjes së tij në Parlament.

“Në të njëjtën kohë nuk është opozita ajo që do t'ia hiqte bllokadën që i ka bërë faktori i brendshëm dhe i jashtëm politik. Loja me 'reformën" zgjedhore nuk është asgjë tjetër veç halucinacion në zyrën e tij të izoluar”, ka thënë deputeti Selimi.

Thaçi  është një lojtar i keq dhe jo korrekt në politik

Zafir Berisha deputet nga Nisma ka thënë se Thaçi  është një lojtar i keq dhe jo korrekt në politik.

“ Thaçi është vet bllokuesi i reformës për afër 7 vite dhe kjo tendencë e tij e fundit ka të bëj më shumë me krijimin e një legjimitetit që i mungon sepse dihet se ai është zgjedhë president me vota të kontrabandume në dëm  të pasurisë së shtetit dhe me shkelje ligjore”, ka thënë deputeti Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat