Shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit në Shkup

Aktuale

Shtetas të Kosovës kërcënojnë votuesit në Shkup

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

Të paktën katër persona, në rrugën “Dizhon” të Shkupit, dy nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke agjituar për një parti të caktuar, ka mësuar Alsat jo zyrtarisht.

Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi.

Kontrolli i brendshëm i  MPB-së, në disa raste ka treguar  se si policë pa lejen e ministrisë kanë dhënë urdhra sipas qejfit te tyre.

Edhe këto denoncime, janë duke u verifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat