Jep dorëheqje kryetari i Komisionit për Veriun

Aktuale

Jep dorëheqje kryetari i Komisionit për Veriun

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 09:36
Kryetari i Komisionit për Veriun, Vesel Neziri

(E plotësuar) - Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, kryetari i Komisionit për Veriun, njëherësh asamblist i Partisë së Drejtësisë Vesel Neziri ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e Kryetarit të Komisionit për Veriun në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Dorëheqja e tij erdhi si pasojë e dështimit të organizimit të mbledhjeve që kishin për qëllim diskutimin e brengave të banorëve të Veriut.

Kryetari i dorëhequr i Komisionit për Veriun, Vesel Neziri, i cili në gjashtë mbledhjet e thirrura radhazi nuk arriti ta siguroj kuorumin e duhur për të vazhduar me mbajtjen e mbledhjeve të të këtij komisioni.

Arsyet e mos përgjigjeve të thirrjeve për të diskutuar rreth halleve dhe brengave të qytetarëve të Veriut nga disa asamblistë të partive të tjera në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, janë për shkak të neglizhencës së tyre karshi qytetarëve të pjesës matanë Ibrit.  

***

Mbledhja e jashtëzakonshme, opozita nuk pajtohet me Bahtirin, braktisin mbledhjen

Është ndërprerë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të komunës së Mitrovicës pasi që kishte mospajtime mes asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së në anën tjetër dhe kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe asamblistëve të AKR-së.

Ata janë mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë pas ngritjes së murit në pjesën veriore por kryetari Bahtiri kërkoi që të dalin me një deklaratë të përbashkët për ç’gjë nuk u pajtuan asamblistët opozitarë.

 Për shkak të këtij mospajtimi ata braktisën mbledhjen e jashtëzakonshme duke lënë brenda në sallë vetëm 16 asamblistë.

Image

 

Mbledhje e jashtëzakonshme për murin në veri

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës do të mbajë sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit për media, gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet situata politike dhe e sigurisë pas ndërtimit të murit matanë urës së Ibrit.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat