“Klani Pronto”, shkaktoi vdekjen e Astrit Deharit?

Aktuale

“Klani Pronto”, shkaktoi vdekjen e Astrit Deharit?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 dhjetor 2016 Në ora: 16:38
Astrit Dehari

“Vdekja e tij ka qenë treguesi më i mirë i mungesës së drejtësisë në vendin tonë, dhe thirrje urgjente për ta çliruar drejtësinë dhe shtetin e kapur nga klani mafioz "Pronto", ka thënë Xhelal Svelça.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga vdekja tragjike e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ky rast vazhdon të mbetet enigmatik.   Në njërën anë është Lëvizja Vetëvendosje dhe shoqëria civile, ajo e cila akuzon shtetin për vdekjen e Deharit ndërsa në anën tjetër janë organet e drejtësisë, të cilat tashmë kanë zgjeruar hetimet për të ditur siç thonë ato “shkaqet që quan në vetëvrasjen e Deharit”.   

Gazeta “Bota sot”, ka realizuar një sondazh rreth dilemave të ngritura nga politika mbi vdekjn e Astrit Deharit.  Shumica e lexuesve të gazetës “Bota sot”, apo 69.5% e lexuesve kanë votuar në opsionin, se vdekja e Astrit Deharit ishte vrasje. Ndërsa, rreth 30.5 % e lexuesve të gazetës “Bota sot”, mendojnë se vdekja e Astrit Deharit ishte vetëvrasje. 

Xhelal Sveçla nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për gazetën  “Bota sot”, se vdekja e Astrit Deharit, ka qenë treguesi më i mirë i mungesës së drejtësisë në vend dhe thirrje urgjente për ta çliruar drejtësinë dhe shtetin e kapur nga klani mafioz "Pronto". 

“Vdekja e Astritit ka qenë humbje jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për familjen, shokët,shoqet e tij dhe Lëvizjen Vetvendosje, por për gjithë shoqërinë, shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar. Vdekja e tij ka qenë treguesi më i mirë i mungesës së drejtësisë në vendin tonë, dhe thirrje urgjente për ta çliruar drejtësinë dhe shtetin e kapur nga klani mafioz "Pronto", ka thënë ai. 

Tutje, Sveçla ka deklaruar se nuk do ta ndalin përpjekjen deri në zbardhjen e plotë rastit, pasi siç ka theksuar ai, sido që ka ndodhur, shteti mban përgjegjësi për këtë rast.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat