Dënohen ish-ministrat e Kulturës, aktori Morina duhet t’i kthejë 100 mijë Euro

Aktuale

Dënohen ish-ministrat e Kulturës, aktori Morina duhet t’i kthejë 100 mijë Euro

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:02
Astrit Haraqija e Valton Beqiri

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit Astrit Haraçija,Valton Beqiri për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Armond Morina dhe Nehat Fejza përr veprën penale mashtrimi në detyrë.

Sipas njoftimit të Gjykatës të akuzuarit A.H ,V.B , A.M dhe N.F  janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me kusht -dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1(një)viti i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej 2 (dy) viteve nëse nuk kryen vepër penale të re.

Sipas vendimit i akuzuari Armond Morina obligohet që Ministrisë së Kulturës në emër të dëmit të shkaktuar të kompensoj shumën prej 100 mijë euro si dhe i akuzuari Nehat Fejza  në emër të dëmit të shkaktuar të kompensoj shumën prej 188 mijë euro .

Kjo çështje penale është gjykuar në procedurë të rigjykimit ,duke vepruar sipas rekomandimeve të precizuara në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat