MPJ notë proteste BE-së pas ardhjes së Gjuriqit

Aktuale

MPJ notë proteste BE-së pas ardhjes së Gjuriqit

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 17:55
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme, e ka konsideruar si të papranueshme ardhjen e Marko Gjuriqit, drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, dhe e ka cilësuar si provokative sjelljen e tij në Mitrovicë dhe për këtë arsye i ka dërguar një notë proteste Bashkimit Europian.

“Hyrja ilegale në Kosovë është kundër marrëveshjes për vizitat e ndërsjella të arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat duhet të aprovohen apo ndalohen nga institucionet e të dyja shteteve të paktën 24 orë më herët.  Kjo sjellje është kundër frymës së dialogut dhe bashkëpunimit rajonal”, deklaron Ministria e Jashtme, përmes një komunikate për media.

MPJ, bën të ditur se i ka nisur tashmë një notë proteste BE’së dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare për këtë sjellje të papranueshme të Gjuriqit dhe ka koordinuar hapat e mëtejshëm me institucionet relevante në Kosovë.

“Kjo përpjekje e tij i cili u kontrabandua në Kosovë duke u maskuar në një autoambulancë flet për qasjen dëshpëruese që ka vendosur ta ndjek në karrierën politike”, thuhet në reagimin e MPJ’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat