Abazi: Hashim Thaçi e ndau Mitrovicën

Aktuale

Abazi: Hashim Thaçi e ndau Mitrovicën

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 22:25
Haki Abazi

Haki Abazi nga Rockefeller Brothers ka thënë në emisionin Rrokum Roll se muri i ndërtuar në veri është “shuplakë” për politikën e Kosovës.

Ai i ka quajtur të panevojshme deklaratat e liderëve e Kosovës për murin. Abazi ka thënë se ndarja e Mitrovicës është projektuar qysh në marrëveshjen e Rambujesë dhe se nuk ka qenë e rastësishme që ajo marrëveshje është mbajtur në Francë, duke e lidhur këtë me trupat franceze të KFOR-it që kanë pasur detyrë ta ruajnë Urën e Ibrit.

“Serbia ka luajtur lojën e mençur diplomatike që është “blerja e kohës” dhe ka zhagitë proceset”, thotë Abazi, duke shtuar se blerja në kohë në diplomaci gjithmonë jep rezultate.

Ai ka thënë se Serbisë ju ka ofruar një përparësi nga naiviteti i Kosovës në procesin e dialogut në Bruksel. Abazi në mes tjerash thekson se, diversiteti religjioz që ka Ballkani, është territor i pëlleshëm për konfliktet të reja.

Ai ka thënë se në Kosovë ka figura që më deklaratat e ndryshme krijojnë situata të panevojshme. Abazi ka përmendur rastin e kryetarit të Bashkësisë Islame, i cili në konferenca ndërkombëtare deklaron se Erdogani është patriot, ndërsa Gulen- terrorist.

Siç thotë ai, deklaratat e ministrit të brendshëm apo të ish presidentes, se në Kosovë ka terrorizëm.

“Djemtë që kanë shkuar në Siri, janë rezultat i mungesës së shpresës dhe jetesës në Kosovë”, thotë Abazi.

Abazi ka komentuar edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, duke thënë se është i kënaqur me atë çfarë kanë treguar qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje.

“Rezultati i zgjedhjeve në Drenas ka ndikuar që mos të flitet më për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, sepse po të fitonte PDK bindshëm, atëherë kishim pas situatë tjetër”, tha Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat