Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Aktuale

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Belgjikës

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:05
Hashim Thaçi dhe ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps

Presidenti i vendit,  Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps.

Duke i uruar sukses ambasadorit Bontemps në postin e ri, Thaçi ka thënë se Mbretëria e Belgjikës vazhdimisht ka mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme.

“Shtetndërtimi i Kosovës ka qenë një histori e suksesit. Këtë e kemi arritur falë një bashkëpunimi dhe mbështetjeje edhe të Mbretërisë së Belgjikës, për çka i jemi shumë mirënjohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike, të cilat duhet të thellohen përmes një shkëmbimi edhe më të madh ekonomik, tregtar, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës.

Ndërsa, ambasadori jorezident i Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës, Francois Bontemps, ka thënë se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat