Veseli vazhdimësi e Thaçit, dështim për PDK-në dhe Kosovën

Aktuale

Veseli vazhdimësi e Thaçit, dështim për PDK-në dhe Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 17 dhjetor 2016 Në ora: 19:05
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ardhja e Kadri Veselit në krye të PDK-së deri më tash nuk solli asgjë të re në skenën politike të Kosovës, por vetëm sa e ka sforcuar bindjen e qytetarëve së shtetit i Kosovës.

Njohësit e çështjeve politike kanë pohuar se Kadri Veseli deri më tash na e ka dëshmuar se është vetëm vazhdimësi e Hashim Thaçit, pavarësisht se pati premtuar se do të punojë fort për ta ndryshuar gjendjen e rëndë në Kosovë.

Sipas tyre, Veseli posedon hipotekat e njerëzve që thirren në luftë dhe në pasluftë në pushtet dhe hipotekë të njerëzve që janë aksidentalisht aty ku janë.

Veseli do të humbasë keq në gjitha betejat që do t’i ketë

Politologu Kushtrim Kadriu, në një prononcim për gazetën Bota sot, ka thënë se Kadri Veseli do të humbasë keq në gjitha betejat që do t’i ketë, pasi në vitin 2014, ai drejtoi fushatën zgjedhore në PDK dhe që ajo humbi shumë komuna duke përfshirë Gjilani, Ferizajn dhe Mitrovicën.

Sipas tij, tani po shihet qartë se i njëjti fat e pret dhe që nuk do mend shumë për ta ditur se është edhe duke u bojkotuar nga rrymat brenda partisë

“Si rezultat i këtillë ai do të humbasë dhe rrymat që janë kundër tij në krye të PDK-së do të kenë një adut të mirë për t’i thënë se ai nuk është për të drejtuar këtë parti”, ka thënë Kadriu.

PDK-ja po shkon teposhtë!

Analisti politik, Blerim Burjani thotë se Veseli po ballafaqohet me telashe funksionale por edhe ambientim me strukturat e PDK-së, prandaj edhe është duke shkuar teposhtë.

Sipas tij, Veseli është në stadin e përvojës politike por se ai  duhet të ketë guximin dhe përvojën për të bërë ndryshime kadrovike për ta liruar PDK-në prej servileve dhe përkthyesve të shumte që janë aty për privilegje.

“Duke parë dhe analizuar me vëmendje nuk besojë se Veseli do të mund të bëjë një reformë substanciale për të shpëtuar ketë subjekt nga humbja  e vazhdueshme të imazhit në opinionin publik”, është shprehur Burjani për gazetën Bota sot.

Veseli posedon hipotekat e njerëzve që thirren në luftë dhe në pasluftë në pushtet

Duke folur rreth asaj se a po dështon Kadri Veseli si kryetar i PDK-së, Rexhep Shahu analist politik ka pohuar se gjithë kjo varet se sa hipoteka zotëron Kadri Veseli.

Ai ka theksuar se Veseli posedon hipotekat e njerëzve që thirren në luftë dhe në pasluftë në pushtet dhe hipotekë të njerëzve që janë aksidentalisht aty ku janë.

  Ardhja e Veselit në pushtet, nuk solli asgjë të mirë për vendin  e Kosovës!

Ndërsa, politologu Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën Bota sot, ka thënë se shteti i Kosovës, në të gjitha nivelet e tij, është kapur dhe po kontrollohet nga oligarkët politikë të pozicionuar në krye të partive politike.

“Kadri Veseli deri më tash na e ka dëshmuar se është vetëm vazhdimësi e Hashim Thaçit, pavarësisht se pati premtuar që do të punojë fort për ta ndryshuar gjendjen e rëndë në Kosovë. Por, dështimin e parë me sy dhe sinjalin më të fortë që nuk ka pse të shkojë në zgjedhjet e ardhshme nacionale, me balotazhin në Drenas, bastionin e tyre të dikurshëm që ka rrezik ta humbasin të dielën”, është shprehur politologu Faik Krasniqi, duke shtuar se ardhja e tij në pushtet nuk solli asgjë të mirë për vendin  e Kosovës./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat