“Pinjollët e aristokracisë së kuqe, ja si e fituan besimin e SHIK-ut”

Aktuale

“Pinjollët e aristokracisë së kuqe, ja si e fituan besimin e SHIK-ut”

Nga: Bota sot Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:25
Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se sot në Kosovën e Hashim Kadrisë, nuk është çudi kur ndonjë komandant zgjidhet në postet e larta, pasi sipas Talit, ai mund të mos jetë i lidhur me SHIK-un, por ai nuk mund të jetë kundërshtar i SHIK-ut.

“Pra njejte sic eshte sot ne Kosoven e Hashim Kadrise, Ku nuk eshte qudi kur ndonje komandant te zgjedhet ne postet e larta (edhe nese nuk eshte direkte i lidhur me SHIK) por ama ai/ajo nuk mund te jete kundershtar i SHIK'ut (lexo: Hashim Kadrise). Kurse ata qe nuk ishin komandanta apo femije te tyre, dhe behen udheheqes te larte, sic ishte rasti me Ahmet Shalen, Arsim Bajramin, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuqin, Petrit Selimin, Besim Beqajn ..., ketyre ju eshte dashur me pune e sakrifica te medha t'a fitojne besimin e SHIK'ut”, ka shkruar Tali.

Image
Driton Tali

Ja shkrimi i tij i plotë:

Ne Jugosllavine e PKJ(LKJ) per zgjedhjen e udheheqesve vendoste OZNA (UDB) ashtu sikurse qe ne Kosoven e PDK vendos SHIK.

Pas L2B ne Kosove udheheqjen e morren ish partizanet, me thekse te vecante ata qe ishin komuniste titiste (rankoveqiste). Pra ata te cilet me veprimet e tyre konkrete e binden OZNA'n (UDB'en) se jane lojale ndaj titizmit (rankoviqizmit) pamarre parasyshe. Kjo klike me kohe shnderrohet ne "aristokracine e kuqe".

Natyrisht se OZNA (UDB) i targetoi edhe shqiptaret e arsimuar te kohes, qofshin ata/o qe kishin mbaruar shkollimin para L2B (ne Beograd apo gjetiu) qofshin ata/o te cilet Ernest Koliqi i kishte shkolluar (te shumten ne Itali, Austri apo Kroaci etj).

Shumica dermuese e ketyre kuadrave nuk pranuan te behen pjese e OZNA (UDB) por qe as nuk bene ndonje rezistence te hapur anti jugosllave-titiste (rankoviqiste) sepse i dinin rregullat e lojes dhe limitet e tyre.

Ata edhe OZNA (UDB) i la qe t'a ushtronin profesionin e tyre per shkak te nevojes qe kishte shteti per ata dhe propagandes komuniste, por me nje vezhgim te rrepte. Dhe keta ishin ata/o kuadra, shumica e te cileve ishin te involvuar ne arsim (por edhe ne fushat tjera), te cilet edukuan brezat e ri dhe dhane kontributin me te madh ne emancipimin (edhe vetdijsimin) e shqiptareve. Disa nga keta kur ra Rankoviqi, dhe influenca e Serbise u zbeh, u promovuan edhe si udheheqes te disa institucioneve profesionale por jo edhe te atyre politike.

Veni re, thash kur influenca e Serbise u ZBEH e jo eliminua sic na thone tashti disa pinjolle te "aristokracise kuqe" apo edhe disa pjestare pleq ende te mbetur gjalle te asaj klike, sepse asnjehere nuk u eliminua influenca e Serbise ne Kosove, bile as sot!

Pastaj vijne vitet 70'ta, vitet e arta per "aristokracine e kuqe shqiptare" sepse filluan t'i konsumojne me te madhe frytet e mbjellura nga sherbimi qe ja bene jugosllavizmit titist (rankoviqist).

Tashme keta edhe identifikoheshin me shtetin - pushtetin. Kishte kohe qe e kishin betonuar besimin te UDB. Bile shume nga ata edhe u bene udheheqes te UDB, madje edhe udheheqes Federativ.

Dhe natyrisht vijne vitet 80'ta kur Serbia e sfrcon influencen e saj ne Kosove nepermes nje fushate te eger anti-shqiptare. Secili qe e kundershtonte ate fushate diferencohej, dhe per nje periudhe relativishte te shkurter te gjithe intelektualet shqiptare (te cilet paraqitnin dicka) qe e kundershtonin ate politike u diferencuan.

Bile filluan te preken edhe pjestaret e "aristokracise kuqe" sepse Sllobes i pengonte vet ekzistenca e disave nga ata, me te cilet pushteti i Kosoves identifikohej.

E, pikerishte ne kete ambient disa shqiptare te cilet vinin nga viset rurale, femilje bujqish, punetoresh apo edhe femije hoxhallaresh, morren vrull ne karrieren e tyre. U bene udheheqes te larte te Krahines Autonome te Kosoves, e disa bile edhe udheheqes republikan (te Republikes se Serbise). Por kishte te atille qe u bene edhe ministra te RSFJ.

Ceshtja eshte se keta nuk ishin as kuadro deficitare sepse shumica ishin te lindur ne vitet 50'ta. Pra as nuk ishin kuadro qe i nevojiteshin patjeter shtetit (sikur qe ishin ata te pas L2B per te cilet OZNA-UDB edhe mund t'i mbyllte syte) e as vet nuk ishin kumuniste-partizane te L2B, dhe as nuk ishin femije e partizaneve-komuniste ("aristokracise se kuqe").

Sepse femijte e "aristokrateve te kuq" ishte shume normale te zgjedheshin udheheqes te larte per faktin se prinderit e tyre e kishin dhene provimin e patriotizmit jugosllavo-titist (rankoviqist), dhe nuk kishin nevoje te trokasnin ne dyert e UDB patjeter per ta fituar besimin. Bile ata edhe nese e kritikonin sistemin titist, kritika e tyre mirrej si dashamirese.

E si arritnin keta te rinje (nga familjet anonime) te beheshin udheheqesa te larte?!

Natyrisht me pune dhe sakrifica. Kishin elanin e madh per t'u deshmuar. Fillonin qe nga bankat shkollore duke u anetarsuar ne LRSJ (LRSJ ishte Forumi Rinor i Partise Komuniste Jugosllavise) dhe bere aktivitet aty. Dhe ne veprimtari e siper binin ne sy te UDB, dhe me kohe me pune shume te madhe e fitonin besimin e saj (UDB).

Pra njejte sic eshte sot ne Kosoven e Hashim Kadrise, Ku nuk eshte qudi kur ndonje komandant te zgjedhet ne postet e larta (edhe nese nuk eshte direkte i lidhur me SHIK) por ama ai/ajo nuk mund te jete kundershtar i SHIK'ut (lexo: Hashim Kadrise). Kurse ata qe nuk ishin komandanta apo femije te tyre, dhe behen udheheqes te larte, sic ishte rasti me Ahmet Shalen, Arsim Bajramin, Enver Hoxhajn, Hajredin Kuqin, Petrit Selimin, Besim Beqajn ..., ketyre ju eshte dashur me pune e sakrifica te medha t'a fitojne besimin e SHIK'ut.

Sidoqofte, disa nga udhehqesit e larte (minstra) komuniste te RSFJ jo pinjolle te "aristokracise kuqe", i kemi gjalle edhe sot ne skenen politike. Bile edhe goxha te forte, dhe jo ralle po na shkurajne edhe libra me te cilat po duan te na (dis)shpjegojne sistemin jugosllav ne te cilen jetuam.

Tani jane bere demokrate, dhe i kritikojne ata te mendesise komuniste?! Besa disa edhe fetare - na bejne propagande per lejimin e shamise neper institucionet shteterore dhe per lejimin e mesim besimit neper shkollat publike.

Pra, ata te cilet dikur na shjegonin vetqeverisjen; sistemin e delegimit; planifikimin shoqeror; kritikonin nacinalizmin-iridentizmin (seperatizmin) shqiptare, kunder-revolucionin, religjionin, imprealizmin, kapitalizmin, sistemin shume partiak; lartesonin Marksin, Engelsin, Leninin, Kardelin dhe (logjikisht) Titon etj. Tashti po te njejtit na ligjerojne per demokracine, pronen private, ekonomine e tregut, lavderojne kapitalizmin dhe imperializmin etj. Bile, jane bere edhe nacionliste-iridentiste qe na flasin per Bashkim Kombetar???!!!

Kjo i bie sikur pas disa viteve ta zeme Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj, Petrit Selimi, Ahmet Shala, Blerand Stavileci, Besim Beqaj ..., te fillojne t'a kritikojne sitemin e Hashim Kadrise.

Une personalisht edhe nuk kisha me u habit prej ketyre faqezive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat