Edhe një natë me ajër tejet të rrezikshëm

Aktuale

Edhe një natë me ajër tejet të rrezikshëm

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 23:59
Prishtina

Ndotja e ajrit në Prishtinë nuk ka të ndalur së tejkaluari limitet.

Banorët e kryeqytetit të shtetit më të ri në Evropë e kanë kaluar edhe një natë me ajër tejet të rrezikshëm.

Në natën e së dielës, gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës është bërë shumë e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Sipas matjes më të fundit, të bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri në kryeqytetin kosovar është "shumë i rrezikshëm" për shëndetin.

Në Prishtinë cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 388 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër në ueb-sajtin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat