Rakiq: Muri nuk do të rrëzohet, por do të ridizajnohet sipas Brukselit

Aktuale

Rakiq: Muri nuk do të rrëzohet, por do të ridizajnohet sipas Brukselit

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 09:57
Muri te Ura e Ibrit në Mitrovicë

Muri mes Mitrovicës jugore dhe veriore nuk do të rrëzohet, mbështetja do të ridizajnohet në shkallët e lidhura me një rrethrrotullim që po ndërtohet edhe në pjesën veriore.

Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakic.

"Çdo gjë do të bëhet në bazë të projektit, i cili është përcaktuar qysh në vitin e kaluar, dhe këtë vit është konfirmuar më tej në Bruksel", ka thënë Rakic.

Sipas tij, definitivisht është rënë dakord që muri do të ridizajnohet si një shkallë, e që është pajtuar edhe Edita Tahiri.

"Bisedat u zhvilluan në Prishtinë dhe zgjatën disa orë. Çdo gjë është e përcaktuar qartë dhe të tri palët ranë dakord, se mbështetja e murit do të shkurtohet për 90 centimetra dhe do të ndërtohet shkalla që do të lidhet me zonën e këmbësorëve", ka thënë Rakic.

Ai tha se “zyrtarët e BE-së ndaluan vendimin autoriteteve të Prishtinës për rrënim dhe paraqitën zgjidhjen e re, e cila nënkupton redizajnim të murit mbështetës”.

"Por Prishtina po bën obstruksion në tërë marrëveshjen që të akuzojë palën serbe për mos respektim dhe tejkalim të afateve", tha Kryetari Mitrovicës veriore, Goran Rakic.

Kur u pyet “nëse banorët e Mitrovicës veriore duhet të kenë frikë nga ndërhyrja e dhunshme e ekstremistëve shqiptarë në jug”, Rakic tha se “jemi në gatishmëri”.

"Dhe në qoftë se përfundimisht vie deri te rrethanat e paparashikuara, ne presim që KFOR-i, EULEX-it dhe policia e Kosovës të veprojnë në pajtim me mandatin që u është besuar atyre", ka thënë Rakic.

Në pyetjen nëse fshati Suhodoll i përket pjesës jugore apo veriore të qytetit, Rakic ka thënë se ky është fshat i veriut të Mitrovicës, territorialisht dhe ligjërisht.

"Çështja e këtij fshati ende nuk është mbyllur, fjala e fundit do të jepet nga ekipet negociuese në një takimin trepalësh në Bruksel", ka thënë Rakic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat