'Hashimi me zagarët e tij kanë marrë detyrë t’i denigrojnë e burgosin të gjithë ata që nuk pajtohen me Hashën'

Aktuale

'Hashimi me zagarët e tij kanë marrë detyrë t’i denigrojnë e burgosin të gjithë ata që nuk pajtohen me Hashën'

Nga: Bota sot Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 08:49
Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes një statusi në Facebook i është kundërpërgjigjur kryetarit të sapozgjedhur të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili e akuzoi Krasniqin se nuk ka pasur guximin që ta strehojë Adem Jasharin.

Krasniqi ka thënë se Lladrovci në atë kohë ka qenë “turist në Gjermani”, shkruan Bota sot.

Tuje, në këtë shkrim, ai thotë se presidenti Hashim Thaçi me 'zagarët' e tij, po mundohen ta denigrojnë luftën e UÇK-së.

Lexoni postimin e tij të plotë:

PER HIR TE OPINIONIT PUBLIK

Për hir te opinionit po e përsërisë një shkrim te para pak ditëve. Gënjeshtrave e argatëve te Hashimit nuk ju përgjigjëm. Nuk ju përgjigjem as atyre qe ishin turist ne GJERMANI. Nuk ka në Drenicë e në Kosovë njeri që nuk e dinë veprimtarinë time të asaj kohe. Hashimi me zagarët e tij kanë marrë për detyrë ta denigrojnë Luftën e Lavdishme Çlirimtare. Kanë marr për detyrë që t’i denigrojnë e burgosin të gjithë ata që nuk pajtohen me Hashën.

Unë jam më se krenar që tani nuk jam në partinë e banditëve të Hashimit!

Nuk u përgjigjëm as atyre që janë duke e hëngër gjakun e dëshmorëve të kombit!

Për historinë e UCK-së kam shkruar, askush deri më sot nuk e ka marr mundin me argumente te më kundërshtoi.

Sa u përket lidhjeve të mia me Jasharet e Prekazit dhe Adem Jasharin, ato janë të ditura. Hasha dhe te tjerët i kanë humbur çelësat e saj familje emblematike. Edhe kjo dihet botërisht!

Prandaj po e përsërisë shkrimin në të cilin duhet të përgjigjët Hashimi dhe argati i tij, DIKUR KUNDERSHTARI I TIJ I DEVOTSHEM, i cili duhet t’i shpjegoj pyetjet që ia kam bërë në shkrimIn e para pak diteve.

A JU VJEN MARRE KUR NDËRSENI E GËNJENI?

Nga Jakup Krasniqi

Kandidati i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit, për Kryetar Komune te Drenasit, qenka marrë goxha shumë me mua e Fatmirin, për çështjen e Fondit “Vendlindja Thërret”?! Këtyre njerëzve të pafytyrë duhet t’ua them se: Dy të parët dhe i treti, të merren vesh mes veti, se kush nga këta e mbajnë përgjegjësinë për ndarjen e Fondit në fjalë? Kush nga ata rrinin në Tiranë dhe me parat e kujt jetonin atje? Ku i merrte parat Ramiz Lladrovci? Ku i merrnin Hashimi e Kadriu? Kush nga ju i merrte parat nga Fondi i Zvicrës e kush nga ai i Gjermanisë? Madje në mes këtyre treve kishte dallime aq të mëdha sa edhe UCK-në e kishin bërë copa-copa. Këto copa kam arritur t’i bashkoj unë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri (pas kthimit nga Parisi). Ramizi besoj se nuk ka harruar se çfarë raportesh kishte me Xhavit Halitin dhe Azem Sylen në Tiranë. Raporte hiq më të mira nuk kishte as me Hashimin dhe Kadriun edhe shumë vite pas luftës. Pse ky anëtar i devotshëm i partisë i bëri lëvizjet nga PDK në AAK dhe përsëri në PDK? Çka u bë sot që u bëre bashkë me ata që i shantazheve gjatë? Dhe si duket nuk te shkoi bash huq!

Pas lufte kandidati për Kryetar te Drenasit (i PDK-es) i ka shantazhuar, Hashimin dhe Kadriun me një incizim. Ai duhet të tregoi, se çka përmbante ai incizim me te cilin i shantazhonte shefat e tij të sotme?! Madje ai duhet t’i tregoi opinionit, çka bëri pas luftës me parat e “Fondit Vendlindja Thërret”? A e ke blerë ndonjë banesë në Tiranë? Si u bëre biznesmen? Ke e akuzoje për futjen në “Listën e Zezë” të SHBA-së? Si e fitove pozitën e Ambasadorit? Ke e shantazhove për marrjën e asaj pozite? Pse e la postin e Ambasadorit, me të ardhura shumë më të mira, për pozitën e Kryetarit te Komunës? Pse nga qyteti ke rënë në fshat?
As unë e as Fatmiri, nuk kemi qenë asnjëherë pjesë e atij Fondi, kjo është një zbulim i ri i Ramizit pas 17/18 viteve. Gjithë kohën, para e gjatë luftës çlirimtare, kemi qenë në Kosovë. Në Shqipëri kam qenë vetëm pas kthimit nga Parisi. Për aktivitetin tim në Shqipëri, kush të dojë mund të informohet nga libri im: Kthesa e Madhe, botim i Shtëpisë Botuese Buzuku.

Kësaj që thoni për Fondin “Vendlindja Thërret” i thonë: “T’i them sa nuk me kanë thënë”. Por nuk është hera e parë që Hashimi e Kadriu i ndërsejnë njerëzit e pa integritet e dinjitet ndaj nesh! Nga njerëzit e tillë, Fatmir Limaj përndiqet që 13 vjet! Ku mbeti njerëzorja këtu?

I pyes Hashimin e Kadriun, pse e yshtni kundërshtarin tuaj goxha të madh te luftës e të pas luftës ndaj shokëve e bashkëpunëtorëve tuaj të ngushtë te luftës me te cilët e ndatë jetën e vdekjen dhe hëngrët shumë bukë në familjet tona! A frikësoheni se do t’u vret ajo bukë?! Nuk jeni vetëm Ju qe do t’u vret buka e popullit, gjaku i dëshmorëve dhe mundi i luftëtarëve! Popullin që i përvetësuat shumëçka në mënyrë të pa ligjshme po e leni me gishta në gojë! Drenicës në veçanti e kombit në përgjithësi ia keni qitur faqen e zezë! Drenicës i latë emër te keq! Emër që nuk e meriton. Drenasi është dëshmia më e mirë.

Kandidati nga PDK-ja do të duhej t’i dinte, raportet e vëllait të tij, Heroit te Popullit – Fehmi Lladrovcit me mua e Fatmirin jo vetëm gjatë luftës dhe raportet e Fehmiut me shefat e tij të sotëm?! Apo më të rëndësishme sot e ka që të jetë kandidat për Kryetar të Drenasit? Merresh me ne a në garë për kryetar je me Isa Xhemajlajn!

Sa për çështjet tjera rreth PDK-së, të thëna në emisionin “Rubikon”, nga ky person më 14 dhjetor 2016, mund t’i them: Te gjithë ju që kokorisni në atë parti te tjetërsuar skajshmërisht, jeni duke e grabitur gjithë aktivitetin tonë politike te investuar me shumë mund, dije e punë të pa kursyer. Për to nuk dua të flas. Pasi shumë kush e dine më shumë më mirë se unë!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat