Kuvendi diskuton sot për buxhetin 2017

Aktuale

Kuvendi diskuton sot për buxhetin 2017

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:11
Kuvendi i Kosovës , foto arkiv

Sot mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit të Buxhetin të Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Pikat e rendit të ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168,

 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

 9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

 10. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat