“Iu luta për drejtësi Kadri e Hashim kriminelit, por ata më mashtronin, mi digjnin provat e faktet”

Aktuale

“Iu luta për drejtësi Kadri e Hashim kriminelit, por ata më mashtronin, mi digjnin provat e faktet”

Nga: BOTA SOT Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 22:36
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit ka reaguar në Facebook, për atë se Milaim Zeka po e mëson të kërkojë drejtësi.

Përmes një postimi, ai thotë se për 14 vjet është mësuar t’i lus Kadri Veselin e Hashim Thaçin që të vënë drejtësi, por ata i kanë djegur provat, faktet dhe e kanë mashtruar, përcjell Bota sot.

Ky është postimi i tij i plotë:

Po ashtu siq dyshojn se Milaim Zeka po me "mson" te kerkoj drejtesi,ashtu Fadil Demaku dyshonte ne Ramiz Lladrovcin.

Une 14 vjet jam msuar ti lus Kadri e Hashim kriminelin,ju lutem beni diqka se eshte tepru,me mashtronin,mi djegnin provat,faktet,vitet ecnin me padrejtesi.

Por une edhe pse u mashtrova aq shum vite nga kjo bande e kriminelave u msova te kerkoj vet drejtesi,une nuk kam akuzuar edhe as ni her askende,une kam tregu se qfar pazari eshte ber duke mbulu krimin me persona te pa fajshum,une kam tregu se qfar po thot Shpresim Uka,ku niher thonin se jan loja e shpifje per ato qfar thosha,kur e kan kuptuar se ai inqizim eshte marr prov,ateher kta kriminela gjdo kende qe e shofin afer meje e sulmojn ne gjdo menyer vetum tme dobsojn,tme friksojn,por ata le ta dien se gjdo shantazh e loj e tyre vetum sa na bind qe ne mos te dorzohum,deri sa te del e verteta e padrejtesis./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat