Arrestimi i dy shqiptarëve në Gjermani në fokus të mediave të huaja

Aktuale

Arrestimi i dy shqiptarëve në Gjermani në fokus të mediave të huaja

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 10:41
Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur.

Arrestimi i dy vëllezërve nga Kosova në Gjermani nën dyshimet për planifikimin e një sulmi terrorist është në fokus të mediave më të rëndësishme ndërkombëtare.

Për prangosjen e tyre në qytetin Duisburg të Gjermanisë ka shkruar edhe prestigjiozja britanike ‘The Telegraph”.

“Dy vëllezër nga Kosova janë arrestuar nga policia gjermane të dyshuar për komplot për të sulmuar një qendër të  madhe tregtare të  vendit në Oberhausen, në afërsi të kufirit holandez”.

“Burrat, të moshës 28 dhe 31, u arrestuan në Duisburg me Gjermaninë në gatishmëri të lartë pas sulmit të së martës në tregun e Krishtlindjeve në Berlin që vrau 12 dhe plagosi 49 të tjerë”.

Kështu nis shkrimi i kësaj gazete i titulluar “Dy të arrestuar nën dyshimet për planifikimin e sulmit në qendrën më të madhe tregtare të Gjermanisë”.

Arrestimit të dy kosovarëve i ka kushtuar një shkrim edhe gjiganti mediatik britanik “BBC”.

Kurse,  në artikullin e “The Guardian” mes tjerash thuhet se Qendra tregtare e quajtur “CentrO”  është një nga më të mëdhatë  në Gjermani, me rreth 250 dyqane të cilat janë të mbushura zakonisht në prag të Krishtlindjeve.

Arrestimi i tyre ndodhi katër ditë pas sulmin në Berlin ku një person me kamionë hyri në tregun e Krishtlindjeve në këtë qytet ku la të vdekur 12 persona dhe plagosi 49 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat