Thaçi: Gjykata Speciale erdhi si pasojë e vrasjes së dëshmitarëve

Aktuale

Thaçi: Gjykata Speciale erdhi si pasojë e vrasjes së dëshmitarëve

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 12:05
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Kuvend, i cili është bojkotuar nga opozita dhe Lista Srpska ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë nuk është krijuar si pasojë e politikës së gabuar.

Por, ka theksuar se kjo ka ndodhur për faktin që nuk janë mbrojtur dëshmitarët ose janë vrarë.

“ Eshtë folur shumë për Gjykatën Speciale... nuk dua të shikohet si ndëshkim...Gjykata erdhi si pasoje e vrasjes e mos mbrojtjes së dëshmitarëve dhe jo e politikes se gabuar” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat