Vëllezërit nga Kosova që dyshohen për sulm terrorist në Gjermani, në paraburgim deri nesër

Aktuale

Vëllezërit nga Kosova që dyshohen për sulm terrorist në Gjermani, në paraburgim deri nesër

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:05
Ilustrim

Sipas një njoftimi të Policisë së Essenit, dy vëllezërve nga Kosova, që po dyshohen për sulm terrorist në qendrën tregtare të Oberhausen, u është caktuar masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri nesër.

Në njoftim thuhet se Policia e Essenit, e cila po ndihmohet edhe nga detektivët tjerë, po provon të përcaktojë nëse dyshimet fillestare mund të konkretizohen më shumë.

Po ashtu theksohet se me urdhër të gjykatësit, dy të dyshuarve nga Kosova u është caktuar masa e paraburgimit deri nesër më 24 dhjetor. Policia gjermane nuk i ka publikuar emrat e vëllezërve nga Kosova të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat