Aksidentet, 106 persona kanë vdekur gjatë këtij viti

Aktuale

Aksidentet, 106 persona kanë vdekur gjatë këtij viti

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:18
Pamje nga konferenca

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ultë, konkretisht 89 për qind e të anketuarave të një hulumtimi, kanë qenë të gatshëm që krahas lëndëve të tjera të marrin edhe mësim shtesë sa i përket njohjes së rregullave dhe shenjave të trafikut.

Kështu u tha në konferencën e dytë ndërkombëtare për sigurinë në rrugë, ku u publikua edhe një hulumtim, sipas së cilit është shqetësuese se gjysma e nxënësve nuk kanë njohuri për numrat e thirrjeve emergjente. Sipas hulumtimit, vetëm 51% e kanë dhënë numrin e saktë të policisë, 2% e tyre, dinë për ndihmën e shpejtë, kurse, asnjë nuk e dinë numrin e zjarrfikësve.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë për ‘Identifikimin e faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë’.

Me këtë rast, drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtij hulumtimi ia kanë shtuar të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, për kategoria më e rrezikuar gjatë lëvizjes në rrugë janë fëmijët.

Krasniqi: Konferenca e dytë ndërkombëtare për siguri në rrugë

“Ky hulumtim është zhvilluar në shkollat fillore dhe të mesme të ultë të Republikës së Kosovës, janë shpërndarë gjithsej 1267 pyetësorë, në njëzet shkolla dhe në gjashtë komuna. Përfshirë komunën e Prishtinës, Lipjanit, Ferizajt, Vushtrrisë, Suharekës dhe Mitrovicës... Lidhur me nevojën për mësimin shtesë të nxënësve më së miri tregojnë rezultatet e pyetjeve, ku do të ndalem te pyetja e nëntë, kur janë pyetur nxënësit që a do të dëshironin të keni si lëndë ‘Sjellja në trafik’, 89 % të nxënësve kanë qenë të gatshëm që krahas lëndëve të tjera të marrin edhe mësim shtesë sa i përket njohjes së rregullave dhe shenjave të trafikut. Nëse i shikojmë këta tre faktorë, kemi argumente mjaft domethënëse që përfundimisht institucionet të cilat kanë mandatin përkatës si Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit duhet që përfundimisht të gjejë mënyrën se si të përfshijë edhe lëndën e edukatës n ë rrugë sepse nga këto njohuri ata shpëtojnë jetën e tyre“, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, këshilltari i kabinetit të Ministrisë së Arsimit, Azem Grui, tha se siguria në rrugë arrihet duke i informuar nxënësit. Sipas tij, rreth 400.000, nxënës frekuentojnë institucionet arsimore. Me këtë hulumtim është gjetur një mostër shumë e mirë, në mënyrë që këto institucione të reflektojnë për sigurinë në rrugë.

Guri: Duhet siguri në rrugë për 400.000 nxënës që frekuentojnë institucionet arsimore

“Është një temë mjaftë e ndjeshme, është një temë e cila duhet të debatohet. Nga vetë fakti që ne po flasim për sigurinë në rrugë si institucione arsimore, ne kemi një shtrirje të gjerë, ku rreth 400.000 nxënës frekuentojnë institucionet arsimore. Në momentin që ato frekuentohen kanë qasje në rrugë dhe një temë e tillë ka një rëndësi të veçantë. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është përpjekur që edhe me strategji edhe me dokumente edhe me udhëzime të këtë një qasje të veçantë sa i përket sigurisë në rrugë. Hulumtimet e fundit thonë që është në ulje pasiguria në rrugë, ne gjithmonë përpjekemi që të kemi bashkëpunim me shkolla që këto shifra gjithmonë të jenë më të vogla dhe në mënyrë që nxënësit tonë të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë”, tha Guri.

Kurse, major Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se numri i viktimave të aksidentit ka shënuar rënie, në krahasim me vitin e kaluar.

Rexhepi: Numri i aksidenteve është në rënie

“Numri i aksidenteve ku njerëzit kanë humbur jetën shënon një rënie,  për 20 persona më pak apo diku rreth 16 %. Në vitin e kaluar ka të vdekur 129 persona, ndërsa, sot me datën 23 dhjetor janë 106. Ky është një rezultat i angazhimeve të përbashkëta dhe vetë angazhimit të pjesëmarrësve në rrugë në respektim të rregullave...Në vitin 2015, numri i personave si këmbësorë ka qenë në ngritje dhe brenda vitit, kemi pasur 50 këmbësor që kanë humbur jetën duke përfshirë edhe moshat e reja...Ku këtë vit ka ramje të aksidenteve rrugore, numri i këmbësorëve është ndoshta 50% më pas se vitin e kaluar... Në qoftë se flasim për raportin e fundit që janë të përfshirë edhe shtetet e rajonit janë të gjitha shtetet e Evropës dhe përpos shteteve të rajonit në 100 mijë banorë, unë do t’i njehi disa, Shqipëria me 100 mijë banorë ka të vdekur 20,4 %, Mali i Zi 100 mijë banore 10,4 %, Bosnja 8,7% , Serbia 7,5%, Greqi a 7,4% dhe Kosova 6,9%”,tha Rexhepi.

Kurse, Burim Krasniqi nga Ministria e Infrastrukturës, tha se mosha e fëmijëve prej 0 deri në 12 vjeç janë moshat me numër më të vogël të të vdekurve, në komunikacion të trafikut. Sipas tij, është shqetësuese se pjesa tjetër, mbi moshën 19 vjeçare, ku fillojnë të ngasin automjetet, ka numër më të madh të vdekurve.

Krasniqi: Sa i përket të rinjve, ka numër më të madh të aksidenteve

“Unë mund të them që është nivel edhe jo aq i kënaqshëm tek bashkëpunimi ose tek kontributi jonë si Ministri e Infrastrukturës në aspektin e koordinimeve të veprimeve, siç është rasti i fundit me hulumtimin që e keni bërë. Mirëpo po shpresojë që vitin e ardhshëm duhet ta bëjmë planin për strategji për siguri të komunikacionit rrugorë, qoftë se i referohemi statistikave që na vinë vazhdimisht prej Policisë e shohim që mosha prej 0 deri në 12 vjeç janë moshat me numër më të vogël të të vdekurve në komunikacion trafiku. Kjo është si një rezultat i një pune të vazhdueshme si polici, si institucione rreth vetëdijesimit të nxënësve që të kenë kujdes në komunikacion, mirëpo fatkeqësisht është që pjesa tjetër mbi moshën 19 vjeçare, ku fillojnë të ngasin automjetet është numër më i madh i të vdekurve”, tha Krasniqi.

Zyrtarja për Ndërgjegjësim dhe Siguri Publike në OSBE,  Shpresa Mulliqi,  tha se fushatat në shkolla i përgatisin nxënëset se si të sillën në komunikacion rrugor. Ajo tha se fushatat ndikojnë drejtpërdrejtë në ndikimin e një kulture në trafik përgjithësi. Sipas saj, nëse kjo vazhdon të implementohet më thellësisht, specifikisht të jetë si lëndë brenda shkollave, do të krijohet kulturë e hershme në trafik.

Në anën tjetër, koordinatorja e këtij hulumtimi, Gentiana Xheladini  tregtoi për statistikat e këtij hulumtimi. Ajo tha se ky hulumtim është zhvilluar në dy grupe të nxënësve, në grupi e parë kanë qenë klasat 3-5,  kurse, grupi i dytë 6-8. Kjo është realizuar në 20 shkolla fillore dhe të ulëta të mesme, që ka përfshirë gjashtë komuna, Mitrovicën, Suharekën, Ferizajn, Prishtinën, Lipjanin  dhe Vushtrrinë.

Janë intervistuar rreth 1276 nxënës, prej 75 % të nxënësve, të cilët rrugën prej shtëpisë në shkollë e bëjnë në këmbë.

60% e nxënësve, kanë deklaruar se ajo që iu pengon më së shumti është shpejtësia e automjeteve.

Ndërsa, 48% të nxënësve i njohim mirë shenjat e trafikut. 92% dëshirojnë të kenë lëndë për sigurinë në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat