Seanca për murin, miratohen disa projektligje

Aktuale

Seanca për murin, miratohen disa projektligje

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 16:13
ilustrim

Edhe pse është caktuar që të diskutohet për murin e Mitrovicës seanca e pasdites ka filluar me shqyrtimin e Projektligjit për Shërbime.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka arsyetuar projektligjin për shërbimet, e cila tha se kanë hartuar këtë projektligj që ka për qëllim garantimin e cilësisë së lartë të shërbimeve , duke eliminuar barrierat ngase garanton edhe integrimin e Kosovës drejt BE-së dhe liberalizimit.

Ky projektligj është miratuar i cili ka për qëllim eliminimin e barrierave ligjore.

Në këtë seancë  po ashtu u miratua në lexim të dytë edhe projektligji për Ndihmë Shtetërore, si propozim nga Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat