Kadri Veseli me akuza shumë të rënda ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Kadri Veseli me akuza shumë të rënda ndaj Vetëvendosjes

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 01:02
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në përfundim të seancës plenare ka theksuar se ndjehet keq që në institucionin më të lartë qeverisës nuk po arrihet asnjë marrëveshje.

Ai ka drejtuar akuza shumë të rënda të Vetëvendosjes.

Sipas tij, VV ka bërë koalicion me AKR-në kohën kur u ndërtua muri.

“Jeni shndërruar në çerdhe jugosllave. Më vjen keq kush është aty”, tha ai.

Veseli tha se imagjinojeni se sikur të bënim unë e Isa Mustafa një koalicion të tillë.

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Agim Bahtiri ka bërë marrëveshje për ndërtimin e murit.

Veseli i ka kërcënuar deputetët e VV-së, duke u thënë se nuk i ka parë askund, pos në UNMIK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat