MFSK shpenzon 30 mijë euro për ushqimin e qenve

Aktuale

MFSK shpenzon 30 mijë euro për ushqimin e qenve

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 11:37
Ilustrim

Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës do ta bëjë furnizimin në ushqim për qentë të cilët u ndihmojnë pjesëtarëve të FSK’së në kryerjen e operacioneve të ndryshme në terren.

Në tenderin e bërë publik, shihet se FSK ka bërë furnizimin me ushqim për qenë, i cili për dy vite do t’i kushtoj MFSK’së afro 30 mijë euro.

Furnizimin me ushqim për qentë e Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta bëjë kompania “Artis Group”. Kontrata është dhënë më 20 dhjetor si dhe pritet të nënshkruhet më 29 dhjetor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat