Dekretohet ligji për Obiliqin

Aktuale

Dekretohet ligji për Obiliqin

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 08:38
Obiliqi

Pas miratimit të Ligjit për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij më 30 nëntor në Kuvendin e Kosovës, ky ligj është dekretuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu ka shkruar në facebook, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Pas kalimit të afateve ligjore, ky Ligj më datë 22.12.2016 është dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Urime edhe një herë për të gjithë juve, pafundësisht faleminderit të gjithë atyre që kontribuan deri në këtë fazë”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat