Vuçiq iu jep ultimatum përfaqësuesve serbë në Kosovë

Aktuale

Vuçiq iu jep ultimatum përfaqësuesve serbë në Kosovë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 11:54
Pamje nga takimi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse do dëshirojnë që të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Kështu ka thënë shefi i së ashtuquajturës Zyre serbe për Kosvën, Marko Gjuriq.

Gjuriq iu tha gazetarëve se kryeministri i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.

Drejtoi i zyrës serbe ka thënë poashtu pas takimit me Vuçiq dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës se Mirjana Jevtiq, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila është vendosur në këtë post në vend  të Ljubomir Mariqit, duhet të tërhiqet.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi ai.

Në takim me kryeministrin serbë në takim  ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunaveserbe , por jo ministrja Jevtiq, theksoi më tutje Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat