Vuçiq për Krishtlindje vjen në Kosovë

Aktuale

Vuçiq për Krishtlindje vjen në Kosovë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:07
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka ndërmend që për festën e Krishtlindjeve ortodokse të qëndrojë për në Kosovë.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuqujaturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Kryeministri i informoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dhe Metohija që në prag të Krishtlindjeve apo gjatë kësaj feste, ta vizitojë popullin serb në Kosovë, objektet tona të shenjta dhe të bisedojë me njerëz” iu tha gazetarëve Gjuriq.

LEXO:  Festa e Krishtlindjeve edhe në Aleppo të Sirisë (Foto)

Ai pas takimit me kryeministrin serb dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova shprehu besimin se “kjo është shumë e rëndësishme sepse prania e Qeverisë së Serbisë paraqet siguri  dhe besim në mbijetesën dhe të ardhmen e popullit serb në krahinë”, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat