Gallatë e madhe: Presidenti Thaçi reagon me nervozizëm për ftesën e Haradinajt nga Trump

Aktuale

Gallatë e madhe: Presidenti Thaçi reagon me nervozizëm për ftesën e Haradinajt nga Trump

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - i cili vazhdon të mbetet i izoluar nga bota - ka shfrytëzuar një portal të tij personal që ta demantojë lajmin se Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA’së, Donald Trump.

Hashim Thaçi nuk ka arritur ta fsheh pezmin e tij ndaj një ftese për Liderin e AAK’së nga kampi i Donald Trump. Ai ka përdorur një portal të tij personal për ta demantuar këtë ftesë. Sipas Thaçit (portalit), institucioni që e ka ftuar z. Haradinaj është një organizatë që merret me fushatat zgjedhore/organizime politike, por që nuk është pjesë e Kampit të Trumpit.

Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj ka thënë sot se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.

Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi, përveç vizitave në varrezat e serbëve të vrarë paslufte, prej kohës që ndodhet në Presidencë ka realizuar vetëm një vizitë shtetërore në Maltë. Ndërkaq, një vizitë tjetër; tek Erdogan, pritet ta realizojë gjatë ditës së nesërme. Prandaj, mllefi i tij ndaj vizitës së Haradinajt në SHBA duket plotësisht i arsyeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat