Edhe Interpol flet për Lavdrim Muhaxherin

Aktuale

Edhe Interpol flet për Lavdrim Muhaxherin

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 19:43
Lavdrim Muhaxheri

Pas disa raportimeve të njëpasnjëshme të disa portaleve kurde dhe disa portaleve në Kosovë se “Lavdrim Muhaxheri është vrarë”,  gazeta e njohur italiane l’Espresso ka shkruar se “Shqiptari nga Kosova  jo vetëm se është gjallë, por është aktiv si kurrë më parë dhe aktualisht është në Kosovë vetë i 400-ti”

Lidhur me këtë dhe vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, sot Interpol  ka pohuar se ai është gjallë, duke mos treguar vendin e veprimtarisë së tij. Zyrtarja R.B. nga  Interpoli me selinë në Lion, duke  mos hyrë në speklulime të mediave , ka deklaruar sot ata njerëzit e vdekur nuk i kërkojnë më dhe as nuk i fusin në listën e mandateve ndërkombëtare.

Sa i përket shkrimeve të gazetës italiane l’Espresso  dhe policisë nga Kosova për vendodhjen e Lavdrim  Muhaxherit zonja R.B nga Interpol ka pohuar në vazhdim se “Ne nga Interpol nuk merremi me speklulime dhe supozime, por ne bashkëpunojmë me vendet anëtare, në këtë rast me policinë evropiane në Kosovë duke shkëmbyer informacione dhe për çdo rast të ndriçuar dalim me njoftime publike..”

Sipas zyrtares së Interpol-it në kërkrim ndërkombëtar gjenden edhe 71 bashkëkombasë të Muhaxherit, që kanë kryer vepra të ndryshme duke filluar nga vrasjet, krimi i organizuar dhe vepra tjera penale. Muhaxheri është anëtari më i ri i Interpolit nga radhët e shqiptarëve të Kosovës. 25-vjeçari nga Kaçaniku dyshohet për pjesëmarrje në organizatat terroriste.

Për dallim nga vitet e mëparshme numri i krimineleve në Kosovë është rritur dukshëm, madje për disa fish. Në listën e Interpol-it numri  i tyre ka arritur  shifrën 71 (50 shqiptare dhe 21 serbë) duke mos llogatitur këtu ata në “listën e kuq” (The Red List)?! Noshta kjo, bashkë me korrupsionin dhe krimin e organizuar,  ka bërë që Kosova të mos jetë sot e kësja dite anëtare e Inerpolit, njofton “Presheva Jonë”.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol, zyrtarët e kësaj organizate ndërkombëtarët  kanë pohuar qartë se “Qeveria e Kosovës  fort mire i dinë rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, se Kosova deri sa të jetë e zhytur në krim të organizuar, korrupsionin  dhe deri sa të mos bëhet zbardhja e vrasjeve politike, të gazetareve në rajon, nuk ka anëtarësim të saj në organizatë tonë policore ndërkombëtare.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat