Shtyhet seanca për rezolutën e murit në veri të Mitrovicës

Aktuale

Shtyhet seanca për rezolutën e murit në veri të Mitrovicës

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 20:31
Kuvendi i Kosoves

Në seancë e fundit të Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar që seanca e ardhshme të mbahej këtë të mërkurë.

Por kjo nuk do të ndodhë. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, që ka qenë propozues i rezolutës për heqjen e murit në veri të Mitrovicës.

“Sot kemi mbajtur një takim të gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe jemi pajtuar që seanca për rezolutën të mos mbahet të mërkurën”, ka thënë Lekaj.

“Megjithatë kjo seancë do të mbahet në njërën nga dy ditët pasuese, të enjten ose të premten”, ka pohuar Lekaj.

Ai nuk ka treguar edhe arsyet se pse është shtyrë mbajtja e kësaj seance.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat