Thaçi sot shkon në Turqi, e pret Erdogan

Aktuale

Thaçi sot shkon në Turqi, e pret Erdogan

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 09:03
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij Recep Taip Erdogan, foto arkiv

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të udhëtojë për në Turqi ku do të pritet nga homologu i tij Recep Taip Erdogan.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i tij Ardian Arifaj, që ka thënë se ashtu siç është paralajmëruar Thaçi do të merr rrugë drejt shtetit turk për të zhvilluar një vizitë bilaterale.

“Është vizitë e njëjtë sikur me çdo vizitë tjerr bilaterale”.

“Kjo vizitë është përgatitur tash e gjashtë muaj”, ka thënë Arifaj.

Kurse për temat që mund të debatohen gjatë kësaj vizite, Arifaj nuk ka specifikuar duke thënë se janë ato që diskutohen në çdo takim bilateral mes liderësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat