Kuvendi, tentoi të hedhë mjegull mbi rastin e Astrit Deharit

Aktuale

Kuvendi, tentoi të hedhë mjegull mbi rastin e Astrit Deharit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 28 dhjetor 2016 Në ora: 17:15
Kuvendi i Kosovës

Pas një debati që zgjati më shumë se 5 orë, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin të mbajtur të premten e kaluar, me iniciativën e PDK-së, votuan rekomandimet e kësaj të fundit lidhur me këtë rast. Sipas këtyre rekomandimeve, familja Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. 

Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.

Koalicioni: Rekomandimet të qëndrueshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bislim Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se rekomandimet e PDK-së janë të arsyeshme dhe të qëndrueshme.  “Mendoj se për momentin dhe duke u bazuar në raportin zyrtar, rekomadimet e PDK-së janë të arsyeshme dhe të qëndrueshme”, ka thënë ai.   Por, Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte i ndjeri Astrit Dehari nuk e ka votuar këtë rekomandim të PDK-së. 

Zëdhënësi i VV-së Shkodran Hoti, ka thënë se vet mbajtja e seancës ka qenë problematike në mënyrën se si është mbajtur dhe se ajo nuk i është përgjigjur kërkesës së 24 mijë qytetarëve, të cilët kanë nënshkruar peticionin për zbulimin e rastit të Astrit Deharit. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat