Ministri Murati priti anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Aktuale

Ministri Murati priti anëtarët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 19:03
Ne Ministrinë e Diasporës, ministri Valon Murati priti anëtarët e udhëheqësisë së Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Sot, në Ministrinë e Diasporës, ministri Valon Murati priti anëtarët e udhëheqësisë së Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Deniza Limani, kryetare e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, e njoftoi ministrin Murati për punën dhe  prioritetet e këtij kuvendi,  si avancimi i të rinjve në vendimmarrje për çështjet që i takojnë rinisë, luftimi i dukurive negative tek të rinjtë etj.

Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e të rinjve tanë me ata në diasporë, veçanërisht me rrjetet e të rinjve dhe studentëve shqiptarë nga diaspora, por edhe nga vendi.

Gjithashtu, ministri Murati i inkurajoi të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitetet që Ministria e Diasporës i zhvillon gjatë gjithë vitit, veçanërisht në muajt e verës, kur i organizon “Ditët e Diasporës” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat