Thaçi: Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 19:58
Hashim Thaçi

Gjatë vizitës që po zhvillon në Turqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar lajmin se Lavdrim Muhaxheri po qëndron në Kosovë, ai ka thënë se nuk mund të ketë strehë në Kosovë për asnjë element për fundamentalist.

Në një intervistë për RTK, Thaçi ka thënë se Turqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe është nga vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka lobuar për njohjen e Kosovës edhe tek vendet tjera.

Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij, është forcimi i raporteve miqësore mes dy vendeve, diskutimi kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe bashkëpunimi ekonomik.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka mundur të jetë imune ndaj terrorizmit, por sipas tij Kosova është lider në rajon për luftimin e terrorizmit dhe shtoi se veprimet preventuese të Kosovës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe janë vlerësuar lartë.  

“Nuk mund të ketë strehë në Kosovë për asnjë element fundamentalist. Toleranca do të jetë zero dhe do të jemi të pa kompromis kundër çdo elementi fundamentalist”, th ai dhe ka shtuar se Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë dhe nuk mund të ketë strehë në Kosovë për të dhe për asnjë person të tillë./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat