Demolli: Për transformimin e FSK-së po presim vetëm Kuvendin

Aktuale

Demolli: Për transformimin e FSK-së po presim vetëm Kuvendin

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 13:18

Ministri i Forcës së Kosovës, Haki Demolli, ka deklaruar se objektivë kryesore dhe strategjike e ministrisë që drejton, ka qenë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Demolli në konferencën e fundit për këtë vit, bëri të ditur se Ministria e Forcës së Kosovës, ka punuar në dy drejtime për arritjen e kësaj objektive, siç është përgatitja dhe draftimi i akteve ligjore me të cilat do të fillojë procesi i transformimit dhe përgatitja dhe planifikimin për fillimin e procesit të transformimit.

Demolli: Amandamenti i përgatitur nga viti i kaluar

“Sa i përket aktiviteteve në rrafshin e parë, ne si ministri qysh vitin e kaluar i kemi përgatitur amandamentet kushtetuese me të cilat krijohet baza për proceset e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe të cilat amandamente ia kemi proceduar Qeverisë dhe Qeveria i ka dërguar në Kuvend, kështu që praktikisht ato amandamente janë në Kuvend dhe vetëm presim aprovimin nga Kuvendi kur të krijohen rrethanat përkatëse”, tha ai.

Ministri Demolli gjithashtu ka përmendur edhe bashkëpunimet me NATO-në dhe me KFOR-in, ku është bërë  një bashkëpunim intenziv profesional me ekipin këshillues të NATO-së, kurse për bashkëpunimin me KFOR-in, tha se në zbatimin e projektit janë të interesuar të përfitojnë mjediset multietnike. 

Demolli: Bashkëpunim me NATO-në dhe KFOR-in

’Ndonëse sipas një vlerësimi të përgjithshëm, Republika e Kosovës nuk ka mardhënie me NATO-n, prapë se prapë mund të flitet për mardhënje teknike ndërmjet NATO-së dhe ministrisë së FSK-së. Më konkretisht, Ministria e FSK-së ka një bashkëpunim intenziv profesional me ‘’Nalltin’’ që është një ekip këshillues i NATO-së, i cili në gusht të këtij viti është funksionuar nga dy ekipe të mëparshme të NATO-së dhe ato kanë qenë ....Po ashtu, ministria e FSK-së ka një bashkëpunim tejet të ngushtë me KFOR-in dhe atë si në rrafshin e sigurisë së vendit edhe në zbatimin e projektit të ndryshme nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt  qytetarët e Kosovës, e zakonisht jemi të interesuar që këto përfitues të këtyre projekteve të jenë mjediset multietnike, respektivisht pjesëtar të komunitetit joshumicë në Kosovë’’ tha Demolli

Haki Demolli gjithashtu ka folur për sukseset e vitit 2016 të cilat kanë qenë regjistrimi i kadetëve në akademinë ushtarake ‘’ËestPoint’’, po ashtu diplomimi i katër kadetëve nga komunitetet pakicë dy prej të cilëve janë serb. Ai gjithashtu ka treguar edhe për një ndër ushtrimet më të suksesshme ushtarake ‘’Shqiponja 5’’ që përveç pjesëtareve të FSK-së, kanë marrë pjesë edhe ushtarë amerikan, ushtarë të KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat