“Hashim Thaçi mbron vetën, dëshmitarët e Speciales i merr afër vetes”

Aktuale

“Hashim Thaçi mbron vetën, dëshmitarët e Speciales i merr afër vetes”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 dhjetor 2016 Në ora: 08:24
Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi, është i njohur për eskivazhet e tija, ai gjithmonë është përpjekur që t`a mbroj vetëveten.  Në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi, tani kryetari i Republikës së Kosovës, po bënë përpjekjet e fundit që protagonistët, komandantët e luftës, të cilët pritet të jenë, të pandehur apo dëshmitar në Gjykatën Speciale, të i afroj rreth vetës”, thotë Avdyli.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka emëruar z. Bislim Zyrapi në postin e këshilltarit të tij.

Ky veprim i Presidentit Hashim Thaçit nga analistët po vlerësohet edhe si tendencë e tij, për të mbledhur rreth vetes, njerëz të cilët i dinë të fshehtat dhe sekretet e tij me qëllim që të shpëtoj nga Gjykata Speciale.

Bislim Zyrapi,  i cili ka një muaj që ka marr postin e këshilltarit të Presidentit, ishte Komandanti i Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai kishte qenë edhe dëshmitar në gjykimin e Fatmir Limajt për Rastin “Kleçka, ku kishte përmendur zonat e ndalimit dhe hetimit që UÇK.

Po ashtu, Zyrapi, ishte përmendur edhe si autor dhe përgjegjës për listat e ekzekutimeve që ishin hartuar për tu bërë, ku në krye të kësaj liste figuronte emri i ish presidentit dhe kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova e shumë aktivistë të tjerë të LDK-së dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, Sabri Hamiti, Sali Berisha, Genc Polo etj.

Publicisti Ajet Avdyli, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Presidenti Thaçi po bënë përpjekjet e fundit që protagonistët, komandantët e luftës, të cilët pritet të jenë, të pandehur apo dëshmitar në Gjykatën Speciale, të i afroj rreth vetës.

“Hashim Thaçi, është i njohur për eskivazhet e tija, ai gjithmonë është përpjekur që t`a mbroj vetëveten.  Në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi, tani kryetari i Republikës së Kosovës, po bënë përpjekjet e fundit që protagonistët, komandantët e luftës, të cilët pritet të jenë, të pandehur apo dëshmitar në Gjykatën Speciale, të i afroj rreth vetës. E qëllimi dihet, që të i mbaj nënë tutelën e tij, të ketë kontroll mbi ta, t`i përgatis, për raste të papritura që priten të pasojnë në Janar dhe në vitin 2017. Tani së fundi, një lajm që është mbajtur top sekret, mbi emërimin e këshilltarëve të kryetarit, në Presidencën e Republikës së Kosovës, ishte emërimi i Bislim Zyrapit për këshilltar të Hashim Thaçit. Për emërimin e tij si dihet Presidenca nuk ka lëshuar asnjë njoftim”, ka vlerësuar Avdyli.

Avdyli ka përmendur faktin se, kohëve të fundit skenën politike të Kosovës e kanë dominuar qarjet e përplasjet në mes të komandantëve të luftës së fundit.

“Andaj është krijuar një situatë, sikur nuk e dinë askush, se ç`far do të na sjell pranvera e hershme e vitit 2017. Andaj duke qenë në një situatë të tillë, Hashim Thaçi, po përpiqet që kolegët e luftës e bashkëpunëtorët e tij, të i rehatoj pran vetës në Presidencën e Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Avdyli ka përshkruar figurën e z. Blislim Zyrapi, duke thënë se “është përfolur në lidhje me vrasjen e Komandant Drinit”.

“Bislim Zyrapi, një figurë tepër dinake, dihet se pas luftës është përfol me të madhe, në lidhje me rastin e vrasjes së komandant Drinit. Edhe deklaratat e tija në Hagë, ku ishte i ftuar të dëshmoj, për rastet e luftës, në gjykimin e Fatmir Limajt për rastin „Kleçka“, ku kishte konfirmuar se kishte dëgjuar për zonat e ndalimit, që kanë ekzistuar, kjo i bie se të dëgjuarat e asaj kohe ishin të vërteta”, ka potencuar ndër të tjera Avdyli.

Me emërimi e tij në postin e Këshilltarit, Avdyli thotë se është krijuar përshtypja sikur Thaçi donë t`i mbaj gjërat nën kontroll.

“Andaj duke e parë këtë deklaratë, të tij pran Gjykatës në Hagë, Bislim Zyrapi sikur është i dalë nga kllapat e Hashimit e bashkëpunëtorëve të tijë. Tendenca për t`a rehatuar pran vetës, sikur të krijon përshtypje se Byslim Zyrapi din shumë gjëra, andaj caktimi në pozitën e këshilltarit sikur, të krijon përshtypjen se, Hashim Thaçi donë që gjërat t`i ketë nënë kontroll”, ka përfunduar ai.

Arbër Gashi, njohës i rrethanave politike, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Bislim Zyrapi duhet të sqarohet lidhur me përfoljen si përpilues i listës së zezë.

“Bislim Zyrapi është përfolur dhe identifikohet si përpilues i listës së zezë, të cilën nuk mund ta zbardhin as përpjekjet e Hashim Thaçit. Përderisa ende nuk kemi një prononcim zyrtar, në të cilin z. Zyrapi distancohet nga akuza e rëndë që i vihet për barrë, edhe ne si analist politik nuk mund ta zhveshim tërësisht nga përgjegjësia, kjo për shkak se rrethanat e kohës për të cilën bëhet fjalë, nuk japin shumë hapësirë për spekulime. Në rrethana normale, siç është aktualiteti që po e jetojmë, kjo çështje kërkon nj një zgjidhje përmes prononcimit zyrtar të z. Zyrapi”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, Presidentin Thaçi, e presin sfida të jashtëzakonshme, siç është Gjykata Speciale dhe rënia eventuale nga pushteti.

“Ai, jo vetëm se duhet të jap sqarime, por edhe duhet të identifikojë në detale ata që e rëndojnë me këto akuza. Në anën tjetër, vet Hashim Thaçi ndodhet në një pozitë aspak të lakmueshme. Atë e presin sfida të jashtëzakonshme, siç është Gjykata Speciale dhe rënia eventuale nga pushteti”, ka nënvizuar ai.

Gazeta “Bota sot”, nuk ka arritur të marr përgjigje nga z. Bislim Zyrapi në lidhje me këto akuza që janë drejtuar ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat