Gjykata e Apelit: Në vitin 2016, u zgjidhen 10 mijë e 534 lëndë

Aktuale

Gjykata e Apelit: Në vitin 2016, u zgjidhen 10 mijë e 534 lëndë

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 11:37
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë vitit 2016, ka pasur në punë  mbi 21 mijë lëndë, nga to  rreth 10 mijë të trashëguara nga vitet paraprake dhe mbi 12 mijë, të  ardhura gjatë vitit 2016.

Prej krejt këtyre, kjo gjykatë ka arritur t’i zgjidhe 10 mijë e 534 lëndë, ndërsa viti 2017 do të filloj me 11 mijë e 354 lëndë të pa përfunduara. Shumica nga to, afro 10 mijë janë lëndë te natyrës civile.  Pas lëndëve civile, në radhë për nga numri i lëndëve të trashëguara nga viti 2016, vinë  Divizioni Penal, me mbi 500 lëndë dhe Departamenti i Administrativ me mbi 300.

Më se paku raste te pa kryera do mbesin në sirtarët e Departamenti për të Mitur , vetëm 3. Ndërsa pa asnjë rast të pa kryer nga viti paraprak, punën do ta nisin gjyqtarët e Divizionit për  Kundërvajtje.  

Gjykata e Apelit, aktualisht ka 34 gjyqtar aktiv, numër ky i pa mjaftueshëm në raport me ankesat të cilat vinë prej  7 gjykatave  themelore.

 Gjykata e Apelit konsideron se për t’i realizuar objektivat e veta dhe pritjet e qytetarëve është e domosdoshme që të ketë se paku edhe 15 gjyqtarë, nga një zyrtar ligjor për secilin gjyqtar dhe nga një bashkëpunëtor profesional për çdo dy gjyqtarë.

Gjykata e Apelit tërheq vërejtjen tek institucionet kompetente se nëse nuk shtohet numri i gjyqtarëve në këtë institucion, numri i lëndëve të prapambetura do të rritet dhe gjendja do të bëhet edhe me e keqe, sidomos në Divizionin Civili, ku secili gjyqtar ka afro 700 lëndë. Kjo kur dihet se KGJK-ja, është ne fazën e rekrutimit edhe të 60 gjyqtarëve në gjykatat themelore, që do të thotë se do thotë se pritet të ketë fluks edhe më te madh të lendeve në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat