Thaçi shkruan mesazh në “librin e kujtimeve” për Ataturkun

Aktuale

Thaçi shkruan mesazh në “librin e kujtimeve” për Ataturkun

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 13:34
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Mauzoleun e Ataturkut, ku ka shkruar edhe një mesazh në librin e kujtimeve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka vendosur kurore me lule në Mauzoleun e Ataturkut, ku ka shkruar edhe një mesazh në librin e kujtimeve.

Për Mustafa Kemal Ataürkun, presidenti Thaçi ka shkruar se ishte një lider i rrallë, i cili diti ta udhëheq popullin e tij në luftë dhe në paqe.

“Të rrallë janë liderët që ditën të udhëheqin në luftë dhe në paqe sikur që ishte Mustafa Kemal Ataürk. Ai udhëhoqi ndërtimin e shtetit dhe kombit, që u bënë ballë kohës dhe historisë. Vizioni i tij sot është po aq aktual si edhe para një shekulli”, ka shkruar Thaçi në librin e kujtimeve për Ataturkun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat