‘’Vazhdo ëndërro Aleksandar Vuçiq’’

Aktuale

‘’Vazhdo ëndërro Aleksandar Vuçiq’’

Nga: B.S Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 11:00
Bajram Gecaj

Pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq se askush nuk mund ta bindë që të nënshkruajë që liqeni i Ujmanit t’i takojë Kosovës, ka reaguar zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka thënë Vuçiqit që të vazhdojë të ëndërrojë, pasi ai nuk pyetet për diçka që nuk është e tij, shkruan bota sot.

Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:

"KEEP DREAMING" ALEKSANDAR VUÇIQ

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paska thënë se, "nuk ka njeri i gjallë në botë që do të mund ta bindte të nënshkruaj që liqeni i Ujmanit t'i takoj Kosovës"! Pa dyshim se Vuçiq, i njohur për mos mbajtjen e premtimeve, këtë premtim do ta mbaj shumë lehtë. Ai e di mirë që askush nuk do t'ia kërkoi nënshkrimin që të heq dorë nga diçka që nuk është e tija. Kjo i bie sikur unë ti them fqinjit tim të fshatit të Lumbardhit se kurrë nuk nënshkruaj që toka e tyre, ngjitur tokës sime, t'u përkiste atyre, ndërkohë që ata i kanë "letrat" kadastrale dhe nuk qajnë kokën fare për fjalët e mia shterpe! "Keep dreaming" (vazhdo ëndërro) i thonë kësaj z. Vuçiq. Ndërsa altoparlanti i mu këtij të fundit, Marko Gjuriq, na paska “përkujtuar” se, “në dekadat e, siç e quan ai, regjimit komunist, në Kosovë serbët ishin nën presion, dëbim të detyruar, ndalimin e kthimit...”; fjalë këto sigurisht të huazuara nga ndonjë raport i NATO-s për disa nga arsyet e intervenimit të tyre në Kosovë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat