Thaçi: Sulmi mizor në Stamboll, sulm kundër tërë botës

Aktuale

Thaçi: Sulmi mizor në Stamboll, sulm kundër tërë botës

Më: 1 janar 2017 Në ora: 12:30
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ngushëlluar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll.

Përmes një telegram ngushëllimi drejtuar presidentit turk Erdogan, presidenti Thaçi ka thënë se ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë dhe populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me popullin turk.

Ky është telegrami i presidentit Thaçi drejtuar presidentit Erdogan:

I nderuar president Erdogan,

Akti terrorist në Stamboll është edhe një motiv më shumë në vendosmërinë tonë për ta luftuar pa kompromis këtë kërcënim për të gjithë ne.

Sulmi mizor në natën e ndërrimit të motmoteve në Stamboll është sulm kundër tërë botës.

Ky sulm terrorist ka goditur gjithë qytetarët e botës së lirë.

Terroristët nuk duan as paqe, as rend, as qetësi, por duan ta shkatërrojnë botën tonë, jetët tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit.

Populli i Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe me gjithë qytetarët e vendit tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat