Gafat: Nga Ilirët e Azisë deri te Skenderbegu i Vetëvendosjes

Aktuale

Gafat: Nga Ilirët e Azisë deri te Skenderbegu i Vetëvendosjes

Më: 1 janar 2017 Në ora: 17:58
Seancat e Kuvendit të Kosovës u karakterizuan me hedhje të gazit lotsjellës dhe gafa politike.

Nëse viti 2016 nuk u karakterizua me vendime të mëdha politike, ai u karakterizua me gafa e fjalë të mëdha nga politika.

Kuvendi i Kosovës, edhe në vitin 2016 ishte jo vetëm vendi i debatit, por edhe i gazit, vendi ku u trajtua e sotmja, e ardhmja dhe historia.

Debatet parlamentare nxorën në duel kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përballë Fisnik Ismajlit të Vetëvendosjes, i cilësuar aty si Skenderbeg.

Nuk e qetësoi me fjalët në gjuhën shqipe, por Kadri Veseli e qetësoi Fisnik Ismajlin vetëm kur i foli anglisht.

Shumë u përfol për një lloj klani në skenën politike të quajtur, “Pronto”.

Portali Insajderi, nxori në publik bisedat telefonike të shumë zyrtarëve të këtij klani. I njohur nga “Pronto 1” si “shefi i shefave”, Adem Grabovci ishte në hall të madh me moskonkurrimin e bashkë-partiakut të tij, Bahri Hyseni, për bordin e KOST-it, ku partisë më të madhe në pushtet, po i duhej shumë një i mirë si Hyseni.

Edhe këtë vit kishte zgjedhje. Ishin të nivelit lokal, ku Drenasi zgjodhi kryetar, Ramiz Lladrovcin. Kryetari i ri i kësaj komune, gjatë një debati televiziv, ishte transparent rreth pasurisë së tij.

Lladrovci tha se vjen nga një parti e fuqishme, e cila e rrëzon edhe thënien e vjetër filozofike se bashkimi e bën fuqinë.

Kur krerët e të gjitha komunave, me ftesë të ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni u mblodhën të diskutojnë luftimin e terrorizmit, vetëm Drenasi po mungonte. Derisa takimi po fillonte, ministri po e merrte një lloj konfirmimi se kush është e kush nuk është i pranishëm, dhe ai menjëherë e dha supozimin e tij se ku ndodhej paria e Drenasit në atë moment.

Krejt në fund, kemi përzgjedhur zbulimin e vendit ku fshiheshin Ilirët e lashtë. Atë që historia nuk arriti dot ta dëshmojë, e dëshmoi deputeti Adem Salihaj. 

Duket se problemi me dokumentimin e jetës së Ilirëve në Ballkan, qëndron në faktin se ata, trashëgiminë e tyre e zhvendosën në Azi.

Për ta dokumentuar këtë fakt, Kosova nuk ka një “Discovery Channel”, por ka një Discovery Adem Salihaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat