Veteranët e Dukagjinit kërkojnë nga presidenti që mos ta nënshkruajë ligjin për veteranë

Aktuale

Veteranët e Dukagjinit kërkojnë nga presidenti që mos ta nënshkruajë ligjin për veteranë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 16:18
Ilustrim

Përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për veteranët me anë të së cilit veteranët ndahen në tri kategori.

Ata kërkojnë nga presidenti i Kosovës që mos ta nënshkruajë atë sepse sipas tyre dëmton rëndë luftëtarët e lirisë.

Pas një takimi të Këshillit Drejtues të OVL-së në degët e tyre sot ata kanë dalë me këto qëndrime:

 Nuk pranojmë Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe i bëjmë thirrje Presidentit që mos ta nënshkruaj këtë ligj, sepse ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata.  Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës. Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njiherit duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!! Andaj Presidenti që përfaqëson Unitetin e Popullit duhet që ta kthej këtë ligj prapa që të bëhet edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së..!!! Sepse me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare),ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes , Pjesa më e madhe e ZO  të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative dhe Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999.

Ne si përfaqësues të luftëtarëve në Dukagjin kërkojmë që Kryesia qendrore e OVL UÇK - ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojmë mashtrimin  publik që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK- që në periudhë të shpejt kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK - së. Nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave : këta nuk janë më përfaqësuesit tonë:

Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do tu bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do ti përdorim deri sa veteranët  vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të unifikuara të luftëtarëve të lirisë . Nëse OVL e UÇK -  në nivel qendror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individë ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe  do ta organizojmë Kuvendin e jashtëzakonshëm  të OVL të UÇK-së.

Komunikata është lëshuar në emër të Abdyl Mushkolaj nga dega në Deçan, Sadri Hoxha nga dega në Gjakovë, Bekë Berisha   dega në Istog dhe Gazmend Syla  nga dega e Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat