Kujt i ka mbetur borxh Jakup Krasniqi?

Aktuale

Kujt i ka mbetur borxh Jakup Krasniqi?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 4 janar 2017 Në ora: 08:59
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi

Gjatë intervistës për gazetën “Bota sot”, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shpalosur momente nga jeta e tij private.

“Energjitë i gjejë në dashurinë që kam për kombin dhe atdheun. Në dashurinë e përkushtimin që e kam për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Shtet, ku qytetarët do të ndjeheshim mirë me vendin e kombin e tyre!”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se si e kalon kohën e lirë dhe sa prej saj e ndanë për familjen.

“Kam pak kohë të lirë. Kur e kam e shfrytëzoj për lexim e shkrime për aktualitetin politik. Familjes i kam shumë borxhe! Sidomos u kam shumë borxhe prindërve që nuk u bënë kurrë rehat me mua, natyrisht për arsyeje politike. Por, ju kam shumë borxhe edhe gruas e fëmijëve. Politika, për dikë sjell vështirësi, për një shumicë sjell edhe privilegje e pangopësi!”, është shprehur Krasniqi.

Gjykata Speciale, Jakup Krasniqi: Pasojat do të jenë të mëdha

Kryetari Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, Gjykata Speciale është ndërtuar mbi bazën e gënjeshtrave. Sipas tij, këto veprime qyqare do ta bëjnë UÇK-në antivlerë.

“Se kush do të jetë nuk e di, por kjo është pak e rëndësishme. E rëndësishme është se është ngritur një Gjykatë Speciale mbi bazën e një raporti të ngritur mbi gënjeshtra te tmerrshme siç është “Trafikimi i organeve” për çka sipas Prokurorit Viliamson nuk ka dëshmië! Tani i mbetet GJS të thotë fjalën e saj. Ajo çka do të jetë e dhimbshme do të jetë e ardhmja e UÇK-së si vlerë. Kur të shkruhet historia pas 100 vjetësh mbi bazën e dokumentave gjyqësore, do të shkruhet si për një grupacion që ka bërë krime lufte. Sot po shkruhen “histori” “shqiptare” sipas dokumentave të huaja për Zogun e Toptanin, jo ashtu si i njohim, por ashtu si nuk ishin e si nuk i njohim. Kështu do të jetë tepër vështirë ta njohim historinë tonë kombëtare?! Këto veprime të sotme qyqare do ta bëjnë UÇK-në jo vlerë, por antivlerë. Përgjegjësia për këtë është e atyre që Kosovën po e përdorin si mburojë të interesave personale. Frikësohem, pasojat do të jenë të mëdha”, ka thënë Jakup Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat