Haradinaj ngarkohet me 108 akuza nga Serbia

Aktuale

Haradinaj ngarkohet me 108 akuza nga Serbia

Më: 4 janar 2017 Në ora: 21:11
Ramush Haradina

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ngarkohet me 108 akuza për krime lufte nga autoritetet e Serbisë

Autoritetet në Beograd kanë lëshuar një urdhërarrest kundër Haradinajt, i cili përmban 108 akuza ku lideri i AAK-së ngarkohet me terrorizëm, vrasje të civilëve dhe pengmarrje, shkruajnë mediat serbe.

Haradinaj u arrestua sot në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze.

Me një arrestim dy ditor Haradinaj ishte përballur edhe në vitin 2015 në Slloveni me të njëjtin urdhëarrest nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat